LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Vitin e kaluar 14 milionë euro dëme të bujqve nga era dhe ngricat

Krasniqi: Vitin e kaluar 14 milionë euro dëme të bujqve nga era dhe ngricat

Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vesel Krasniqi në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për mungesën e buxhetit për kompensimin e bujqve për dëmet të cilat u janë shkaktuar nga erërat dhe ngricat vitin e kaluar dhe këtë vit, në të mbjellat e tyre.

Krasniqi tha se MBPZHR-ja, në bashkëpunim me Komisionin Evropian janë duke përpiluar një udhëzim administrativ për sigurimet bujqësore i cili do t’u vij në ndihmë bujqve dhe fermerëve për kompensimin e dëmeve.


Sipas tij, ky udhëzim pritet të hyj në fuqi këtë vit.

Po ashtu, Vesel Krasniqi tha se vitin e kaluar bujqit kanë pasur dëme në vlerë prej 14 milionë eurove.

“Ministria e Bujqësisë në pamundësi të buxhetit nuk ka mundur t’i kompensojë këto raste. Kemi marrë masa dhe këtë vit dhe jemi në bashkëpunim me Komisionin Evropian, ku kemi përpiluar udhëzimin administrative i cili pritet shumë shpejt të finalizohet dhe të bëhen sigurimet bujqësore. Kështu që është e vetmja mundësi pasi në mënyrë individuale është e pamundur të kompensohet. Është një udhëzim administrative i cili do të bëhet publik. E kemi diskutuar dhe me shoqata të fermerëve dhe në bashkëpunim me ta e kemi përpiluar një udhëzim administrative për sigurimet bujqësore, kështu që është shumë i favorshëm për të gjithë bujqit dhe fermerët. Edhe këtë vit kemi pasur dëme nga breshëri. Besojmë në këtë vit do të hyjë në fuqi”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/