LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi takon Grabovcin në Shqipëri, i kërkon nënshkrimin për rrëzimin e Qeverisë? (Foto)

Krasniqi takon Grabovcin në Shqipëri, i kërkon nënshkrimin për rrëzimin e Qeverisë? (Foto)

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, është takuar në Durrës me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovcin, më parë shef i Grupit Parlamentar të PDK-së.

Disa media raportojnë se në këtë takim Krasniqi i ka kërkuar Grabovcit nënshkrimin për rrëzimin e qeverisë me anë të mocionit të mosbesimit iniciuar nga Nisma për Kosovën.


Në takim është parë edhe deputeti i Nismës, Haxhi Shala.

Fotot nga ky takim janë publikuar fillimisht nga portali Ferizajpress.

Sipas të njëjtit portal, në të njëjtin vend gjendej edhe pjesa tjetër e kryesisë së Nismës, përfshirë kryetarin Fatmir Limaj.