Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e cilësoi shkarkimin e Ekipit Menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit si një aktrim të Qeverisë Kurti.
Krasniqi tha se sikur ai të ishte kryeministër, nuk do të lejonte që një ekip i emëruar nga kryeministri i Kosovës të shkonte në Bruksel sikur të ishte palë e ndërmjetësit.
“Ky ishte një show i vogël, sepse shkarkimin që e bënë dje kanë mundur ta bëjnë paraprakisht dhe ta emërojnë dikë tjetër, sepse është kompetencë që i takon qeverisë, andaj unë nuk e kuptoj këtë aktrim sepse nuk ka funksion. I kanë lënë atje të vijnë, të prezantojnë, një instancë institucionale e emëruar nga Kosova me një dokument kundër Kosovës, përse të bëhet ky show?”, tha Krasniqi në Klan Kosova.
Krasniqi tha se ajo që Kurti e prezantoi si draft vizion për Asociacionin është qesharake, ku atë e krahasoi me gjashtë pikat që kreu i qeverisë i prezantoi në kuvend për marrëveshjen.
“Kurti doli në konferencë për shtyp dhe na tregoi se e ka dhënë një draft vizion. Më e reja si terminologji, kom dëgjuar që ka vizion, por draft vizion është qesharake, kish qenë mirë me na tregu ndonjë gjuhëtar se si mundet një njeri me e pas një draft të vizionit”.
“Ky draft vizon është si ato gjashtë pikat që na i prezantoi në Kuvend, ai na ka thënë se asgjë nuk ndodhë, nuk ka marrëveshje pa u bërë 1, 2, 3, 4,5, 6 dhe njohjen nga Serbia dhe në fund asgjë nuk ndodhi. Edhe këto 11 pika janë të njëjta, do të përdoren për militantizëm të brendshëm dhe prapë ajo do të jetë baza e statutit”, tha Krasniqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit