LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Shfuqizimi i Speciales me pasoja të rënda për Kosovën

Krasniqi: Shfuqizimi i Speciales me pasoja të rënda për Kosovën

Albert Krasniqi, nga KDI thotë se Marrëveshja për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, i ka mbetur kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

“Duhet që Kryesia e Kuvendit të Kosovës, të merr ndonjë vendim. Pra është dashur që kryesia të merr ndonjë vendim”, theksoi ai.


Krasniqi ka folur edhe për dërgimin e Iniciativës për Specialen në Qeveri.

“Është procedurë standarde që të kërkohet mendimi i qeverisë. Qeveria ka kohë 30 ditë dhe mundet fare mos të jap opinion. Pastaj Kuvendi e ka të drejtën të procedojë më tutje, nëpër komisione. Ku më pastaj mund votohet me 61 vota të shfuqizohet Ligji për Specialen”, tha Krasniqi në RTK.

Sipas tij  qeveria sot mund të jep mendim për këtë çështje. “Brenda muajit mund të ketë epilog për këtë”, theksoi Krasniqi.

Sipas tij në Kuvendin e Kosovës janë dy iniciativa, një e OVL-UÇK-së dhe një e deputetëve.

“Kjo iniciativë mund të ndërprehet vetëm me tërheqjen e nënshkrimeve. Shfuqizimi i Speciales bëhet më shumicën e thjeshtë, nëse janë 61 deputetë. Këtu mund të jetë faktor VV-ja”, tha Krasniqi.

Sipas tij 10 nëse shfuqizohet Specialja mund të dërgohet në Kushtetuese.

“10 deputetë mund të dërgojnë në Kushtetuese, por ideja është se kush duhet të jenë ata deputetë për shkak të krijimit të opinionit për këtë gjykatë, se kush janë kundër shfuqizimin janë kundër luftës së UÇK-së”, theksoi ai.

Krasniqi vlerësoi se nuk mbahet mend që të ketë pasur aq reagim të fort nga ambasadat e huaja për këtë.

“Ne mund të përballemi me pasoja të rënda, si embargo ekonomike, nuk mund të furnizohemi aq me bukë, naftë etj. Pra me produkte esenciale. Pra mund të ketë ndalje të ndihmave, të SHBA-së, ngrirje të marrëdhënieve ekonomike”, pohoi Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori