LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi i reagon presidentit çek, pas deklaratës për Kosovën

Krasniqi i reagon presidentit çek, pas deklaratës për Kosovën

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka reaguar ashpër presidentit të Çekisë, Millosh Zeman, pasi ky i fundit akuzoi Bashkimin Evropian për standarde të dyfishta, në lidhje me Kosovën dhe me Krimenë.

Nëpërmjet një shkrimi, Krasniqi, tani kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, e ka akuzuar Zemanin si mbrojtës të politikave të gjenocidit dhe të ekspansionizmit.

Krasniqi ka thënë se është për keqardhje që një udhëheqës i një vendi anëtar të BE-së tenton “të mbrojë vepra të cilat jo vetëm nuk përkojnë me vlerat evropiane, por janë të dënueshme për BE dhe demokracinë euro-atlantike”.

Shkrimi i plotë i Krasniqit:

“Populli shqiptar i Kosovës dhe shqiptarët përgjithësisht, janë shumë të interesuar që të behën pjesë e BE-së, se besojnë në vlerat e proklamuara të Bashkimit Evropian, në vlerat demokratike, në vlerat e se drejtës, në vlerat humanitare, të të drejtave individuale e të drejtësisë sociale. Në të cilat vlera ne besojmë shume, por na vije rendë kur nga ndonjë njeri i parë (Kryetar) i akëcilit vend anëtar të BE-së, tenton të mbroj vepra të cilat jo vetëm nuk përkojnë me vlerat evropiane, por janë të dënueshme për BE dhe demokracinë euro-atlantike. Nuk do mend një shembull i tillë është zvetënim i fuqishëm i vlerave mbi të cilat është ngritur BE-ja dhe institucionet e saja, politike, demokratike, zhvillimore, të sigurisë e të humanizimit. Kundër këtyre vlerave qenka ngritur Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, ndonëse kjo nuk është hera e parë e tij. Ne, na vije keq pse ky njeri nuk e pason rrugën e trasuar mirë të Presidentit Havell, i cili i ka lënë emër të mirë popullit e shtetit të çekëve – Çekisë. Presidenti Zeman, për tu përgatitur për vizitën në Rusi paska deklaruar: “Në një anë Kosova, për të cilën Kombet e Bashkuara ishin garantues, garanci që nuk është siguruar dhe në anën tjetër Krimea ku është mbajtur edhe referendum. Këto janë standarde të dyfishta, dhe kjo është e keqe”. Ai vazhdon të thotë se: “Kombet e Bashkuara i kishin garantuar Kosovës autonomi si pjesë Jugosllavisë dhe po kjo bashkësi ndërkombëtare lejoi bombardimin e Serbisë”.  Ati, nuk ia paska zë goja të thotë, se Kosova pas një holokausti të fundshekullit XX (të përsëritur më se një herë), holokaust që nxiti një varg të bisedimeve ndërkombëtare, me ndërmjetësimin e Komunitetit Ndërkombëtar e më prezencën e Serbisë e të Rusisë, pra, Kosova në koordinim të plotë me faktorin ndërkombëtar, përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve të Kosovës më 17 shkurt 2008 e kanë shpallur Kosovën Shtet të Pavarur, Sovran e Demokratike, shtet të cilin e kanë njohur mbi 114 vende anëtare të OKB-së. Prandaj rasti i Kosovës u cilësua “sui generis”. Natyrisht, ky rast në asnjë mënyre nuk e mohon të drejtën e kombeve për vetëvendosje. Për Kosovën vendosen të zgjedhurit e popullit të saj, në koordinim të plotë me Komunitetin Ndërkombëtar.

Përkundër këtij qëndrimi, të shfaqur tani të Presidentit të Çekisë, Republika e Kosovës, vazhdon të ketë respekt për Republikën e Çekisë e popullin e saj, e cila e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe e ka mbështetur luftën e drejtë e çlirimtare të popullit të Kosovës. Madje Presidenti i Çekisë, Vaclav Havelli i ka mbështetur bombardimet e NATO-së mbi makinerinë vrastare të Serbisë. Qëndrimi i Presidentit të sotëm i Çekisë, z. Millosh Zeman, nuk na zbehë respektin as për Presidentin Havel e as për popullin liridashës te Republikës Ceke, e cila liridashësi vije që nga Jan Hus-i (1369 – 1415). Për kundër Presidentit të sotëm, ne kujtojmë e respektojmë me respekt mbrojtjen që i bënte popullit tonë duke i mbështetur fuqishëm edhe bombardimet e NATO-së mbi Serbinë e Millosheviqit, regjimi i të cilit ushtroi politika të gjenocidit në hapësirat e ish Federatës Jugosllave, në mesin e tyre edhe në Kosovë.

Në kohen e bombardimeve Presidenti Havel një shkrim të tij thoshte: “Edhe unë jam shqiptar” (i botuar në librin: Lufta kundër luftës). Për bombardimet e NATO-së ndër të tjera pat thënë: “Përsa i takon ndërhyrjes se NATO-s në Kosovë, mendoj se ka një element që askush nuk mund ta kundërshtojë. Sulmet, bombat nuk u provokuan nga ndonjë interes konkret. Ato kanë, pra një karakter krejtësisht humanitar. Në lojë këtu janë parimet, të cilave iu është dhënë përparësi dhe në raport me sovranitetin e shteteve. Pikërisht kjo e bënë të ligjshëm sulmit ndaj Federatës Jugosllave, qoftë edhe pa mandatin e OKB-së”. (Marrë nga libri: Lufta kundër luftës, përgatitur nga Instituti Shqiptar i Medias, Tiranë 1999).. Shembulli i njeriut, i intelektualit dhe i Presidentit Vaclav Havel, është shembulli më i mirë, sesi në rrethana të veçanta reagon mendja njerëzore e një intelektuali të dëshmuar për integritet e humanizëm, i një Presidenti që pa hamendje shikon të njerëzishmen dhe mbron të vërtetën. Ky shembull duhet të jetë udhërrëfyes për gjithë njerëzit e pushtetshëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori