LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Qytetarët do ta kuptojnë se pse Qeveria i detyroi të paguajnë rrymën 100 për qind më shtrenjtë

Krasniqi: Qytetarët do ta kuptojnë se pse Qeveria i detyroi të paguajnë rrymën 100 për qind më shtrenjtë

Pasi u votua formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë i iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se sot në Kuvend ka fituar demokracia.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se me këtë veprim është ruajtur kushtetutshmëria dhe e drejta themelore e opozitës për hetim parlamentar e mbikëqyrje të punës së Qeverisë.


“Përmes themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike, të nisur nga Partia Demokratike e Kosovës me mbështetje të deputetëve opozitarë, do të zbardhim secilin fakt, do t’i japim përgjigje secilës pyetje dhe do të kërkojmë sqarim për secilin vendim që Qeveria ka marrë muajt e fundit në menaxhimin e krizës energjetike në vend”, ka shkruar kryetari i PDK-së.

Votohet formimi i Komisionit Hetimor për energjinë i propozuar nga opozita
Lexo po ashtu Votohet formimi i Komisionit Hetimor për energjinë i propozuar nga opozita

Sipas Krasniqit, tani qytetarët e Kosovës do ta kuptojnë se pse Qeveria i detyroi të paguajnë 100 për qind më shtrenjtë energjinë elektrike në emër të importit, kur Kosova prodhoi mjaftueshëm energji.

“Po ashtu, do të mësojmë se ku shkuan dhe si u shpenzuan mbi 100 milionë euro të cilat u ndanë për të subvencionuar energjinë. Qytetarët kanë kërkuar llogaridhënie dhe transparencë – ne do të sigurohemi që ata t’i kenë të dyja”, ka shtuar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori