LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi pret në takim shqiptaro-amerikanët: Marrëdhëniet me SHBA-të janë të shenjta

Krasniqi pret në takim shqiptaro-amerikanët: Marrëdhëniet me SHBA-të janë të shenjta

Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka nisur takimin e parë zyrtarë me udhëheqësit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, Bruno Ceka dhe Martin Vulaj.

I shoqëruar nga Vlora Çitaku e cila është rikthyer në PDK pas përfundimit të misionit diplomatik si Ambasadore në SHBA, lideri i opozitës Memli Krasniqi ka diskutuar me shqiptaro-amerikanët për vizionin e tij për ta rritur bashkëpunimin me diasporën dhe për tu dhënë atyre hapësirë e nevojshme për ta në të gjitha nivelet e jetës politike e ekonomike në Kosovë.


Kryetari i PDK ka shkruar se marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shenjta dhe duhet të jenë të përhershme.

Postimi i plotë:

Ishte nder i veçantë që në takimin e parë si Kryetar i PDK-së t’i kem mysafirë dy veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare, udhëheqësit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, Bruno Ceka dhe Martin Vulaj, të cilët, bashkë me shumë veprimtarë të tjerë, kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të pazëvendësueshëm për Kosovën.

Marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shenjta dhe duhet të jenë të përhershme. Për krijimin dhe mbajtjen e këtyre raporteve speciale me SHBA-të dhe aleatët tanë perëndimorë, merita të veçanta ka mërgata jonë.

Si Kryetar i PDK-së, do të ruaj dhe zhvilloj më tej marrëdhëniet e bashkëpunimit me të gjitha organizatat e diasporës sonë, dhe do të punoj për fuqizimin e rolit të diasporës në vendet ku jetojnë, duke krijuar edhe hapësirën e nevojshme për ta në të gjitha nivelet e jetës politike e ekonomike në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori