LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Po punohet edhe në vikend, nga e hëna do të bëhet transferimi i mjeteve në llogaritë e qytetarëve dhe bizneseve

Krasniqi: Po punohet edhe në vikend, nga e hëna do të bëhet transferimi i mjeteve në llogaritë e qytetarëve dhe bizneseve

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi ka bërë të ditur se stafi i departamenteve të Buxhetit dhe Thesarit janë duke punuar pa orar që të mundësojnë vendosjen e buxhetit të rishikuar në sistem, për të zbatuar vendimet e mbrëmshme të Qeverisë së Kosovës, të cilat kalojnë shumë e 95 milionë eurove.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka falënderuar stafin e angazhuar, të cilët po punojnë pa u ndalur në mënyrë që nga e hëna e 10 gushtit të vazhdojë ekzekutimi dhe transferimi i parave në llogari të bizneseve dhe qytetarëve.


“Realizimi i këtij procesi për një afat më të shkurtër se 24 orë, në ditë fundjave, që nga dita e hënë (10 Gusht 2020) të vazhdojë zbatimi i pakos emergjente dhe transferimit të mjeteve në llogaritë e qytetarëve dhe bizneseve, përben një rekord dhe një angazhim të pashoq”, shkruan Krasniqi.

Postimi i plotë:

Ekzekutimi i pakos emergjente

Siç jeni në dijeni, Ligji për rishikim të buxhetit hyri dje në fuqi (me 7 Gusht 2020). Me qëllim të mundësohet ekzekutimi i tij, sot dhe nesër stafi i departamenteve të Buxhetit dhe Thesarit po punojnë pa orar që të mundësojnë vendosjen e buxhetit të rishikuar (mbi 5,000 linja buxhetore) në sistemet e Buxhetit dhe Thesarit për të mundësuar ndryshimet në buxhetet e të gjitha organizatat buxhetore dhe zbatimin e vendimeve të Qeverisë të marra dje, në shumë mbi 95 milionë euro.

Realizimi i këtij procesi për një afat më të shkurtër se 24 orë, në ditë fundjave, që nga dita e hënë (10 Gusht 2020) të vazhdojë zbatimi i pakos emergjente dhe transferimit të mjeteve në llogaritë e qytetarëve dhe bizneseve, përben një rekord dhe një angazhim të pashoq.

Prandaj, me këtë rast dëshiroj të falënderoj stafet e të dy departamenteve për përkushtimin e tyre që kjo pako të ekzekutohet sa me parë, që i hap rrugë programit të rimëkëmbjes ekonomike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Popeyes® vjen në Kosovë

Popeyes® vjen në Kosovë

Ekonomi
Kush është Ahmet Ismaili, guvernatori i ri i Bankës Qendrore të Kosovës?

Kush është Ahmet Ismaili, guvernatori i ri i Bankës Qendrore të Kosovës?

Ekonomi
Kalo në kategori