LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi për takimin në Washington: Nuk përjashtohet mundësia që marrëveshja Kosovë-Serbi të ketë edhe elemente të njohjes reciproke

Krasniqi për takimin në Washington: Nuk përjashtohet mundësia që marrëveshja Kosovë-Serbi të ketë edhe elemente të njohjes reciproke
Foto: Arkiv

Në takimin që pritet të mbahet sot në Washington, i cili do të zhvillohet mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilin takim pjesëmarrës do të jetë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump pritet të nënshkruhet një marrëveshje, e që nuk përjashtohet mundësia që kjo marrëveshje të ketë elemente edhe të njohjes reciproke.

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk mund të mbetet larg mendsh që në këtë marrëveshje mund të ketë edhe elemente që shkojnë përtej bazës ekonomike.


“Nga ato çfarë ne dimë nga ajo që është raportuar dje, ajo çfarë tha kryeministri është që pritet të ketë një nënshkrim të marrëveshjes. Patjetër elementet që do të përbëjnë këtë marrëveshje, janë ato ekonomike pasi kështu është proklamuar në momentin e parë, por nuk mund të mbetet larg mendsh që mund të ketë edhe elemente që shkojnë përtej bazës ekonomike, ato politike ku palët mund të shprehin një përkushtim për të vazhduar më pas me ndërmarrjet e veprimeve konkrete për njohje reciproke”, ka thënë ajo.

Krasniqi tutje theksoi se të enjten Presidenti i Serbisë, ka thënë që do ketë një marrëveshje për të cilën ata nuk janë të gatshëm ta pranojnë.

“E kemi dëgjuar dje nga presidenti i Serbisë të ketë thënë që është diçka që ata nuk janë të gatshëm ta pranojnë, por për ne si Kosovë kjo do të ishte një hap shumë i rëndësishëm”, tha ndër të tjera ajo.

Kosova dhe Serbia nënshkruajnë sot dokument në Shtëpinë e Bardhë, merr pjesë edhe presidenti Trump  
Lexo po ashtu Kosova dhe Serbia nënshkruajnë sot dokument në Shtëpinë e Bardhë, merr pjesë edhe presidenti Trump  

Krasniqi u shpreh se normalizimi dhe epilogu i dialogut do të jetë njohja reciproke.

“Kjo është elementi kryesor. Në marrëveshje gjithëpërfshirëse që është diskutuar patjetër që do të ketë edhe elemente tjera që kanë të bëjnë qoftë me ballafaqimin në të kaluarën, dëmet e luftës, reparacionet, drejtësia qoftë për personat e dhunuar, viktimat e luftës, fati i të pagjeturve, të drejtat e komuniteteve pakicë qoftë në Kosovë dhe Serbi. Ne si Kosovë, duhet të insistojmë që të drejtat e shqiptarëve në Preshevë duhet të trajtohen barabartë si me të drejtat e komunitetit serb në Kosovë. Ka shumë elemente që shkojnë me njohje reciproke”, tha Jeta Krasniqi nga KDI.

Ndryshe, Shtëpia e Bardhë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se presidenti Donald Trump do të merr pjesë në takimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë.

Në njoftim thuhet se presidenti Trump do të merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje, në një takim trepalësh, raporton Telegrafi.

Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë nuk e përcakton se çfarë saktësisht do të nënshkruhet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Lajme
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori