LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi për dorëheqjen e Sejdi Hoxhës: Reformat duhet të kuptohen si mundësi e forcimit pa shikuar fatet tona individuale

Krasniqi për dorëheqjen e Sejdi Hoxhës: Reformat duhet të kuptohen si mundësi e forcimit pa shikuar fatet tona individuale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka komentuar sot dorëheqjen e dhënë nga kryetari i Degës së PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha.

Kreu i PDK-së tha se dorëheqja pa paralajmërim e Sejdi Hoxhës nga funksioni i kryetarit të degës së PDK-së në Drenas, nuk është lajm i mirë.


“Megjithëse e respektoj vendimin e tij në plotni, unë e shoh politikën dhe angazhimin politik si një mundësi për bashkëpunim për t’i tejkaluar dhe zgjidhur problemet. Në kohë të vështira është i nevojshëm lidershipi dhe guximi për të vepruar, dhe jo e kundërta. Reformat në PDK duhet të kuptohen nga të gjithë si mundësi e forcimit të organikës me bashkimin e energjive të reja për të fituar Kosova dhe pa shikuar shumë fatet tona individuale”, tha Krasniqi për Kosovapress.

Dorëhiqet kryetari i degës së PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha
Lexo po ashtu Dorëhiqet kryetari i degës së PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha

Lideri i opozitës e ka falënderuar Sejdi Hoxhën për kontributin, punën e angazhimin e pandalshëm në njërin prej bastioneve më të mëdha elektorale të PDK-së në Kosovë.

Sejdi Hoxha ka dhënë sot dorëheqje nga detyra e kryetarit të Degës së PDK në Drenas, pak ditë pasi nuk u bë pjesë e Kryesisë qendrore.

Ai ka thënë se do të vazhdojë angazhimin e tij brenda PDK pavarësisht pozitës ku ndodhet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori