LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi pas zgjedhjes së Aliut anëtare në KPM: Qeveria po synon kapjen e mediave

Krasniqi pas zgjedhjes së Aliut anëtare në KPM: Qeveria po synon kapjen e mediave

Pasi Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Luljeta Aliun anëtare të Komisionit të Pavarur për Media ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Krasniqi thotë se më këtë emërim qeveria synon të pengojë fjalën e lirë dhe kapjen e mediave.

“Me emërimin e Luljeta Aliut si anëtare në Komisionin e Pavarur për Media, një militante e deklaruar politike e Vetëvendosjes, kjo Qeveri dëshmoi edhe një herë se është në mision për të penguar fjalën e lirë duke synuar kapjen e mediave”.

Sipas tij, mediat u kanë penguar vetëm qeverive autokratike dhe atyre të dështuara.

ECPMF kundërshton zgjedhjen e Luljeta Aliut anëtare në KPM: Ka përkrahur rregullisht LVV-në
Lexo po ashtu ECPMF kundërshton zgjedhjen e Luljeta Aliut anëtare në KPM: Ka përkrahur rregullisht LVV-në

“Media e lirë dhe e pavarur është një nga platformat e rëndësishme jopolitike, e cila, përveç që informon qytetarët, monitoron dhe mban përgjegjës pushtetin në raport me politikat dhe veprimet që bien ndesh me ligjin dhe qeverisjen e mirë”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka kërkuar nga shumica të mbajë duart larg nga mediat.

“Vetëm një pushtet i korruptuar dhe autokrat synon kontrollin politik të mediave dhe të institucioneve të pavarura e, fatkeqësisht, kjo po ndodhë tash e dy vjet në vendin tonë”, ka shkruar tutje Memli Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori