Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-së, Jakup Krasniqi ka thënë se kryeministri Isa Mustafa duhet të ketë kujdes përpara se ta dërgojë në Kuvend çështjen e ratifikimit të marrëveshjes me Malin e Zi.

Krasniqi në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka ripërsritur se duhet të ketë rishikim të tërësishëm të këtij procesi.

Gjatë kësaj interviste Krasniqi ka dhënë edhe një version interesant se pse diplomatja e lartë amerikan Victoria Nuland ka qëndruar dje në Kosovë dhe pse nuk janë takuar me opozitën.

Sipas tij zyrtaren amerikane e kanë ftuar vetë Mustafa e Thaçi për t’i bërë presion opozitës për çështjen e demarkacionit.

Madje sipas tij takimi ka qenë formal dhe Thaçit e Mustafes nuk i është lejuar as vendosja e kravatave. /Telegrafi/