LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi në Vushtrri: Qeveria të mos diskriminojë komunat në baza politike partiake

Krasniqi në Vushtrri: Qeveria të mos diskriminojë komunat në baza politike partiake

Kryetari PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar këtë të mërkurë Komunën e Vushtrrisë, ku së bashku me kryetarin e kësaj komune Ferit Idrizi, kanë ndjekur nga afër punimet e rëndësishme infrastrukturore për transformimin e qytetit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Krasniqi ka përgëzuar kryetarin Idrizi dhe ekipin e tij për punën e madhe në transformimin e qytetit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.


“Kryetari Ferit Idrizi, me punën e tij, me modelin e tij qeverisës, vërtetë është kthyer në një model të qeverisjes së mirë që i ka qytetarët në qendër. Me punën e tij, ai po përmirëson mirëqenien dhe jetën e tyre, është duke dhënë shembullin se si duhet të qeveriset në një komunë”, ka thënë Krasniqi.

Më tej, Krasniqi ka thënë se është i inkurajuar me punën e Idrizit dhe kryetarët tjerë nga radhët e PDK-së anembanë Kosovës, nëpër komunat që ata i drejtojnë.

“Vërtetë kemi dashur që të tregojmë se me PDK-në në qeverisje ne kryejmë punë, mbajmë premtime dhe e lehtësojmë e përmirësojmë jetën e qytetarëve”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi i ka bërë thirrje Qeverisë që të mos diskriminoj komunat në baza politike partiake, por të bëhet aleat dhe partnere e tyre në shërbim ndaj qytetarëve.

“Nëse duhet të ketë ndonjë shembull se si duhet të jemi në shërbim të tyre, mund të vijnë në Vushtrri ta shohin përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ne sot jemi në përfundim të vitit 2023 dhe, fatkeqësisht, ky vit nuk është prej viteve të suksesshme të Kosovës. Është vit ku ka pasur regres e stagnim në shumë fusha, siç është dëshmuar edhe nga raportet ndërkombëtare. Por, besoj që secili prej nesh duhet të jetë në nivelin e detyrës për të dhënë maksimumin siç po e jep në Komunën e Vushtrrisë qeverisja lokale në krye me Kryetarin Idrizi”, ka thënë Krasniqi.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se të gjitha projektet e nisura po shkojnë sipas planifikimeve.

“Së bashku me Kryetarin Memli Krasniqi, sot kemi përcjellë punimet në rrugën “Pestova”, rrugën “Drenica”, rrugën “Avni Saraqi” dhe punimet për ndërtimin e parkingut të automjeteve në këtë pjesë të sheshit të qytetit. Siç po e shohim, punimet janë duke shkuar sipas planit dinamik dhe qytetarët do të jenë shumë të kënaqur me punën që ne po e bëjmë”, ka thënë Idrizi.

Në Vushtrri, Krasniqi ka takuar edhe fermerët e sektorit të qumështarisë dhe bletarisë të kësaj komune.

Bashkë kanë diskutuar për sfidat në ushtrimin e veprimtarive të tyre, mbështetjen konkrete që kanë marrë nga komuna dhe nevojën për përkrahje edhe më të madhe nga Qeveria e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori