LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Lëvizja popullore për pajtimin e gjaqeve, pikë kthese për unitet mbarëshqiptar

Krasniqi: Lëvizja popullore për pajtimin e gjaqeve, pikë kthese për unitet mbarëshqiptar
Foto: Arkiv

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 32 vjetorin e fillimit të lëvizjes popullore për pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave, tha se tubimi madhështor i pajtimit të mbi 100 gjaqeve te Verrat e Llukës, në Deçan, shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës së fundshekullit XX.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Krasniqi tha se kjo ngjarje shërbeu si pikë kthese për unitet mbarëshqiptar.

“Kjo lëvizje popullore në krye me profesorin dhe atdhetarin Anton Çetta u bë pikë kthese për bashkim e unitet mbarëshqiptar, duke i dhënë fund gjakmarrjes, vëllavrasjes dhe ngatërresave mes vete, për t’u mbledhur rreth një qëllimi më madhor e jetik, që ishte lufta për liri. Mirënjohje e përjetshme për të gjithë ata veprimtarë, patriotë e intelektualë, që u bënë bashkë për Kosovën në këtë nismë për paqe vëllazërore!”, shkruan kryetari i PDK-së. /Telegrafi/

Reklama

Në trend Lajme

Më shumë
LIVE: Marshi në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së, nis grumbullimi i qytetarëve

LIVE: Marshi në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së, nis grumbullimi i qytetarëve

Lajme
Zyrtarët serbë “kërcënojnë” me rezistencë, reagon Presidenca: Ata do të jenë përgjegjës për çdo përshkallëzim situate

Zyrtarët serbë “kërcënojnë” me rezistencë, reagon Presidenca: Ata do të jenë përgjegjës për çdo përshkallëzim situate

Lajme
Zgjedhjet në veri, Jabllanoviq: Lista Serbe do të bëjë gjithçka për të frikësuar serbët – të rinis bashkëpunimi me institucionet qendrore në Prishtinë

Zgjedhjet në veri, Jabllanoviq: Lista Serbe do të bëjë gjithçka për të frikësuar serbët – të rinis bashkëpunimi me institucionet qendrore në Prishtinë

Jehona Hulaj
Hakohet faqja zyrtare e ish-presidentit Hashim Thaçi në Facebook

Hakohet faqja zyrtare e ish-presidentit Hashim Thaçi në Facebook

Lajme
Sulmohen me shok-bombë zyrtarët policorë në veri të Mitrovicës

Sulmohen me shok-bombë zyrtarët policorë në veri të Mitrovicës

Lajme
Specialja njofton se nesër nis gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë

Specialja njofton se nesër nis gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë

Lajme
Kalo në kategori