LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Hashim Thaçi po shet patriotizëm, Milaim Zeka dhe Bajram Hasani përfituesit më të mëdhenj të NISMËS

Krasniqi: Hashim Thaçi po shet patriotizëm, Milaim Zeka dhe Bajram Hasani përfituesit më të mëdhenj të NISMËS

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, idenë për bashkimin e Kosovës me Luginën e sheh si një patriotizëm deklarativ të Presidentit, Hashim Thaçi.

Krasniqi thotë se Serbia e ka një qëllim, “qethjen” e Kosovës dhe në asnjë mënyrë nuk do të pranojë që Kosovës t’ia jap Kosovën Lindore.


“Është vështirë të mendohen deklaratat e pa menduara mirë, që thuhen për të bërë një patriotizëm deklarativ, Kushtetuta është e ditur dhe ne kemi vështirë, qytetarët e Kosovës mund të mashtrohen lehtë se vullneti i tyre është për të qenë pjesë e Kosovës. Mirëpo, një gjë dihet, ne dëshirojmë të kemi njohje të ndërsjellë me Serbinë dhe të pretendohet që Serbia do të jetë kaq zemërgjerë sa për të dhënë Kosovës edhe Kosovën Lindore është një vizion i mirë, në fund të fundit i gjithë dialogu nga viti 2011, ky dialog edhe këto raporte nuk janë për ta kënaqur Kosovën, për ta rritur Kosovën, këto përpjekje janë për ta qethur Kosovën, për t’i marrë një pjesë vitale të saj.

“…Vet fakti që përmendet një pjesë që nuk është mbi kufijtë në të cilët Kosova ka shpallur pavarësinë e saj e ushtron sovranitetin e saj, ndonëse një pjesë jo, kjo nuk është në interesin e Kosovës. Do të ishte interesi i Kosovës ndoshta vetëm kjo pjesë e shqiptarëve të bashkohet dhe kjo nuk është në këto momente nuk është në interesin e Kosovës”, tha Krasniqi për Ekonomia Online.

Ai thotë se në këtë fazë, ndryshimi i kufijve do të krijonte probleme të shumta për vendet e rajonit, madje edhe në gjithë kontinentin e vjetër të Evropës.

“Komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi e në veçanti vendet e BE-së ku ne pretendojmë të shkojmë kanë deklaruar se nuk e njohin ndryshimin e kufijve, janë kundër ndryshimit të kufijve, gjithçka që zhvillohet në këtë situatë do të krijonte probleme të shumta për vendet e rajonit, bile çështja e ndryshimit të kufijve krijon probleme edhe në tërë kontinentin e vjetër të Evropës, për këtë arsye vendet kryesore të BE-së kanë qenë dhe janë kundër çdo ndryshimi të kufijve e sidomos për Kosovën është shumë e rrezikshme në këtë kohë kur Kosova nuk është anëtare e OKB-së”, tha Krasniqi, për Ekonomia Online.

E, lidhur me idenë e formimit të një Tribunali për krimet e luftës, Krasniqi thotë se është iniciativë e vonuar dhe nuk beson se do të jetësohet.

“Mund të jetë iniciativë e qëlluar, por është e vonuar, megjithatë të gjithë e dimë që ka ekzistuar një Tribunal Ndërkombëtar për luftërat që janë zhvilluar në ish-Jugosllavi dhe ai Tribunal është mbyllur. Më vonë me bazën e një raporti racist unë e kam quajtur të Dick Martyt është nxjerrë një rezolutë e Këshillit të Evropës dhe pastaj është formuar një Gjykatë Speciale e cila selinë e ka në Hagë dhe ka qenë një gabim i atëhershëm i Kuvendit të Kosovës. Tash e kemi këtë realitet atëherë është dashur që të bëhet përpjekja për krijimin e një Gjykate Speciale jo vetëm për pretendimet për krimet e UÇK-së por është dashur që të jetë një Tribunal për të gjitha krimet që janë kryer në Kosovë”, tha ai.

Duke e komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Ligjin për Dialogun, Krasniqi thotë se ai vendim ish dashur të ndahet në dy pjesë, pjesa e Ligjit dhe pjesa e Ekipit Negociator.

“Për mua ky vendim është dashur që të ndahet në dy pjesë, pjesa e Ligjit dhe pjesa e delegacionit që nuk janë e njëjta gjë, megjithatë vendimi i Gjykatës duhet të respektohet. Po ky vendim ka kthyer gjendjen e para votimit të këtij delegacioni në Kuvendin e Kosovës, e ka kthyer gjendjen aty ku ishte.  Një gjë dihet që edhe kryetari i Nismës dhe zëvendës kryeministri do ta respektojë vendimin dhe ai ka deklaruar, megjithatë si koalicion qeverisës kanë për obligim të marrin një qëndrim të përbashkët”, tha ai.

Funksionimin e Kuvendit, Krasniqi e sheh shumë më ndryshe nga koha kur ishte në krye të legjislativit. Thotë se në atë kohë punët janë kryer 100 për qind dhe nuk ka pasur

“Ka dallime të mëdha për faktin se atëherë edhe pozita dhe opozita do të thotë nuk  kanë bërë garën e lëshimit të seancave të mosvotimit të, ka qenë një kohë më stabile ku edhe opozita edhe pozita i kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë  e tyre nuk e kanë pasë këtë problem, tani është dhe problemi i numrave edhe kjo e krijon atë vështirësi po nuk mund të krahasohet. Ne mundemi me thënë që planet e  punës  që i kemi pas edhe në legjislaturën e parë të pavarësisë edhe në legjislaturën e dytë të pavarësisë i kemi pasë kryer gati 100%,për fakt që nuk kemi pasë bojkotim të seancave kjo ka qenë e rëndësishme. Tani është një situatë tjetër në dy legjislaturat e fundit Parlamenti nuk ka qenë në funksionin e tij dhe është vështirë një Kuvend të jetë funksional nëse partitë opozitare nuk e kryejnë rolin e tyre parlamentarë”, thotë ai.

“… Këtu duhet të jetë një vullnet politik përtej një partie politike për të ndryshuar gjendjen, gjendja duhet të ndryshohet se perspektiva  sidomos e gjeneratës së re duhet të shihet diku tjetër nuk po shihet në Kosovë kjo është e dhimbshme”.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi,  ka thënë se deputeti Milaim Zeka dhe ish-ministri i MTI-së, Bajram Hasani, janë dy përfituesit më të mëdhenj të Nismës Socialdemokrate.

“Nisma është në subjekt politik me parime të qarta edhe program të qartë edhe politik. Gjithkujt i dëshiroj punë të mbarë dhe sukses në jetën e tij politike, po përflitet kohëve të fundit qoftë ata që largohen qoftë ata që formojnë parti të re janë përfituesit më të mëdhenj të Nismës  Social Demokrate. Tek e fundit përgjegjësia e tyre, nëse dikush është përfitues nga Nisma janë këta njerëz që po i shfaqin pakënaqësitë e tyre, janë përfituesit më të mëdhenj të Nismës Socialdemokrate”, tha Krasniqi.

Ai u pyet nëse e ka fjalën për Bajram Hasanin dhe Milaim Zekën?

Krasniqi u përgjigj: Po për të dy.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori