LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Bllokimi i një marrëveshjeje të mundshme me Serbinë në Kuvend, me pasoja më të mëdha se demarkacioni

Krasniqi: Bllokimi i një marrëveshjeje të mundshme me Serbinë në Kuvend, me pasoja më të mëdha se demarkacioni
Jeta Krasniqi

Jeta Krasniqi ka thënë se Kosova mund të përballet me pasoj të rënda nëse nuk miraton në Kuvend një marrëveshje të mundshme me Serbinë.

Jeta Krasniqi nga KDI ka thënë është shqetësuese fakti që partitë politike nuk kanë arritur një qëndrim të përbashkët për shtetit të Kosovën sa i përket bisedimeve me Serbinë.


“Ne qëndrojmë para një afati që kanë vendosur ndërkombëtarët për të arritur një marrëveshje me Serbinë deri në Mars-maj të vitit të ardhshëm”.

Ajo në “Debat Plus” Me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në rast se ndonjë marrëveshje eventuale me Serbinë na gjen pa konsensus të brendshëm,  do të na përsëritet rasti i demarkacionit me Malin e Zi.

“Nënshkruhet marrëveshja, dhe ne nuk kemi konsensus të brendshëm, pastaj duhet të përballemi me pasojat për vite të tëra se si ta ratifikojmë këtë marrëveshje”.

Krasniqi tha se për dallim nga demarkacioni me Malin e Zi, tash pasojat mund të jenë shumë më të rënda për Kosovën.

“Do të vazhdojë izolimi i jashtëm i Kosovës, dhe ne do të kemi edhe probleme të brendshme. Prandaj duhet të ketë shumë më tepër seriozitet nga subjektet politike në këtë proces”, deklaroi ndër të tjera Jeta Krasniqi nga KDI./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori