LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi ankohet për koalicionin qeverisës te Nataliya Apostolova

Krasniqi ankohet për koalicionin qeverisës te Nataliya Apostolova

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka deklaruar se derisa ky koalicion qeverisës mendon se vota e deputetëve opozitar është e pa nevojshme, me arsyen se ata kanë vota të mjaftueshme, kjo gjë është e shqetësuese dhe i bie që në Kosovë nuk ka opozitë fare.

Këto komente ai i ka bërë gjatë takimit me shefen e Zyres së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ku ka theksuar se në atë vend ku nuk bashkëpunohet me opozitën, aty vetëm demokraci nuk ka.


Shefja e Zyres së BE-së/PPBE në Kosovë, Nataliya Apostolova, gjatë këtij takimi me kryetarin e Këshillit Kombëtar, ka thënë se Bashkimi Europian është i përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën europiane të Kosovës.

“Duhet të punojmë së bashku në avansimin e agjendës së BE-së për Kosovën, në çështjet si zbatimi i MSA-së, liberalizimin e vizave, dhe vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit. Kuvendi dhe opozita kanë një rol të fuqishëm dhe korrektues në këto procese”, ka thënë Apostolova.

Gjatë këtij takimi, kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, për të cilën tha se liberalizimin e vizave e meritojnë qytetarët e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori