LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Më 28 mars u suspendua prokuroria, policia dhe punët në dorë i mori AKI

Krasniqi: Më 28 mars u suspendua prokuroria, policia dhe punët në dorë i mori AKI

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka thënë se me deportimin e shtetasve turq është krijuar një precedent i rrezikshëm ku AKI merr rolin ekzekutiv duke shkelur të drejtat e njeriut.

Po ashtu, ai tha se me deportimin e shtetasve turq është suspenduar Kushtetuta, Prokuroria, Gjykata, Policia, Qeveria dhe punët i mori në dorë AKI, e sipas tij dihet se çka ndodh në një shtet kur shërbimi informativ i merr punët në dorë.


“Më 28 mars të vitit 2018 në emër të ruajtjes së sigurisë kombëtare në Kosovë u krijua një precedent shumë i rrezikshëm i pasigurisë juridike e njerëzore, u krijua një precedent shumë i rrezikshëm ku Agjencioni i Inteligjencës që ka mandat vetëm vrojtues merr rolin ekzekutiv dhe udhëheqës duke shkelur ligjin dhe të drejtat e njeriut pa dokumente, në shpërputhje me procedurat dhe i depërton gjashtë shtetas të huaj që po qëndronin në Kosovë në përputhje me ligjin. Me 28 mars të vitit 2019 në Kosovë u suspendua Kushtetuta, u suspendua prokuroria, gjykatat, policia e madje edhe vet Qeveria dhe punët i mori në dorë Agjencioni kosovar i Inteligjencës. E ne e dimë mirë çka ndodh në një shtet ku Shërbimi informativ i merr punët në dorë”, tha Krasniqi.

Ai tha se me vendimin e 28 marsit, institucionet e sigurisë dhanë precedent shumë të rrezikshëm, duke e rreshtuar Kosovën me vendet ku politikanët mund të shpikin situata të jashtëzakonshme për të marrë vendime arbitrare dhe jo demokratike.

Krasniqi tha se duhet ta votojnë këtë raport të përgatitur sipas tij në mënyrë të shkëlqyeshme, dhe të dëshmojnë që praktikat e suspendimit të drejtave të njeriut për interesa personale e favore jo parimore të politikanëve nuk mund të kalojnë dhe nuk mund të bëhen diçka normale dhe e zakonshme. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori