LAJMI I FUNDIT:

Krahu robotik do të lëvizë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës pas një vonese 20-vjeçare

Krahu robotik do të lëvizë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës pas një vonese 20-vjeçare

Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) po përgatitet të lëshojë një “krah robotik”.

Krahu Robotik Evropian (ERA) do të nisë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (SNH) më 15 korrik dhe arritja pritet më 23 korrik. Kjo do të ndodhë pas 20 vjet vonesash të shkaktuara nga probleme teknike.


Krahu robotik është i gjatë 11 metra dhe ka aftësinë të “ankorohet” jashtë ISS dhe të lëvizë midis pikave fikse.

ERA gjithashtu do të ndihmojë astronautët gjatë ecjes hapësinore dhe gjithashtu mund të ndihmojë në instalimin dhe zëvendësimin e elementeve në pjesën e jashtme të ISS. Krahu ka shtatë nyje dhe do të jetë në gjendje të trajtojë një ngarkesë që peshon disa tonë. Një dorë e shkathët do të zvogëlojë nevojën për shëtitje në hapësirë, por gjithashtu do të transportojë astronautët si një vinç kur është e nevojshme.

Roboti do të jetë në gjendje të operohet nga astronautë nga brenda dhe jashtë ISS, dhe gjithashtu mund të riprogramohet për funksione të caktuara. Ai gjithashtu përmban kamera infra të kuqe që mund të ndihmojnë në inspektimin e ISS nga jashtë.

Zhvillimi i robotit u financua kryesisht nga qeveria holandeze dhe u bë nga një konsorcium i kompanive evropiane duke përfshirë Airbus Defense, Space Holland dhe ESA. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë

Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë "nga Netflix"

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

Teknologji
Inovacionet që as nuk i kemi imagjinuar ndonjëherë - 10 ndryshimet me Inteligjencë Artificiale që do të vijnë në vitet 2024-2025

Inovacionet që as nuk i kemi imagjinuar ndonjëherë - 10 ndryshimet me Inteligjencë Artificiale që do të vijnë në vitet 2024-2025

Teknologji
Clicks prezanton tastierën fizike për iPhone

Clicks prezanton tastierën fizike për iPhone

Teknologji
Kalo në kategori