LAJMI I FUNDIT:

Krahasimi i efektit hidratues të kafes dhe çajit me ujin

Krahasimi i efektit hidratues të kafes dhe çajit me ujin
(Foto: Instagram/just_drinking_coffee)

Ekspertët kanë zbuluar një përgjigje paksa befasuese në pyetjen nëse kafja dhe çaji mund të krahasohen me ujin lidhur me efektin e tyre hidratues.

Mbajtja e hidratimit është vendimtare për shëndetin e plotë, ndërsa uji i zakonshëm është mënyra më e mirë për ta bërë këtë.


Kështu, nëse kafja dhe çaji përgatiten nga uji, a mund ta zëvendësojnë sasinë ditore të ujit apo në të njëjtën kohës shkaktojnë edhe dehidrim?

“Për shkak të kafeinës, kafja është edhe diuretik natyral dhe stimulues i fshikëzës urinare. Çaji ka veprim të ngjashëm”, ka deklaruar urologia nga në Mount Sinai Doctors, Dr. Vannita Simma-Chiang.

(Foto: Instagram/just_drinking_coffee)

Megjithëse kjo është e vërtetë, efektet diuretike janë të lehta, ndërsa hulumtimet tregojnë se kafja dhe çaji – përkundër keqkuptimeve të zakonshme – nuk shkaktojnë dehidrim kur merren me masë.

Në ndërkohë, duke bërë krahasimin hidrues të një filxhani kafe me një gotë ujë, ekspertët thonë se për shkak të efektit diuretik, një filxhan kafe mund të konsiderohet sikurse keni pirë gjysmë gote ujë. Derisa një filxhan çaj krahasohet me tre të katërtat e një gote uji.

Porse gjithmonë duhet pasur në mendje se pirja e tepërt e kafesë dhe çajit, pa konsumuar ujë, mund të shkaktojë dehidrim. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori