LAJMI I FUNDIT:

KQZ: Rinumërimi i 1407 vendvotimeve mund të përfundojë të dielën

KQZ: Rinumërimi i 1407 vendvotimeve mund të përfundojë të dielën
Foto: ARKIV

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), është duke vazhduar rinumërimi i 1407 vendvotimeve.

Deri më tani janë rinumëruar 969 vendvotime apo rreth 69 për qind, ndërkaq kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 438 vendvotime.


Në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se ky proces ka gjasa që të përfundoj të dielën.

“Po besojmë se më shpejt sesa kemi planifikuar po arrijmë ta përfundojmë rinumërimin. Ka qenë e planifikuar që deri të hënën të përfundojë i gjithë ky proces dhe sot mund të themi se gjasat janë shumë reale që edhe të dielën të përmbyllet rinumërimi i më shumë se 1400 vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i”, ka thënë Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi/Foto: Ridvan Slivova-Telegrafi

Elezi më tej ka shtuar se duke pasur parasysh se kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 438 vendvotime pasi deri të mërkurën në mesnatë janë rinumëruar 969 vendvotime apo 68.87%, besojmë se procesi i rinumërimit mund të përmbyllet një ditë më herët, pra të dielën.

“Procesi i rinumërimit ka filluar pasditen e 13 nëntorit dhe brenda 7.5 ditësh mesatarja e vendvotimeve të rinumëruara brenda një dite pune, nga ora 8 e mëngjesit deri në mesnatë, është rreth 130 vendvotime”, ka thënë Elezi.

Halimi: Pas rinumërimit, KQZ do t'i shpall rezultatet përfundimtare javën e ardhshme
Lexo po ashtu Halimi: Pas rinumërimit, KQZ do t'i shpall rezultatet përfundimtare javën e ardhshme
“]

Ndryshe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka deklaruar se KQZ po akuzohet padrejtësisht për zvarritje të procesit zgjedhor, duke shtuar se KQZ është duke zbatuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për rinumërim, i cili është i obligueshëm.

E Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Enis Halimi, dje në një intervistë për Telegrafin, ka deklaruar se procesi i rinumërimit është duke shkuar mirë.

Halimi ka thënë se në bazë të rinumërimit të tanishëm, shpallja e rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të ndodhë në fillim të javës së ardhshme.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën më 6 tetor, ndërkaq i tërë procesi i votimit u cilësua i rregullt dhe pa ndonjë problem. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori