LAJMI I FUNDIT:

KQZ pritet ta pezullojë subjektin e tyre, Kuçi e PSD-së: Nuk ka vend për shqetësim

KQZ pritet ta pezullojë subjektin e tyre, Kuçi e PSD-së: Nuk ka vend për shqetësim

Në mbledhjen e planifikuar të mbahet sot, KQZ do të shqyrtojë dy rekomandime të Zyrës për Certifikim, Regjistrim dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike, lidhur me pezullimin e partive politike Lëvizja për Bashkëveprim dhe Partia Socialdemokrate.

Sipas KQZ-së, arsyeja e pezullimit të këtyre dy partive politike vjen për shkak se ato nuk mbajtën kuvendet e tyre zgjedhore brenda afatit ligjor.


Por një gjë të tillë nuk e shohin shqetësuese në Partinë Socialdemokrate.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi i ka thënë Telegrafin se “nuk ka vend për shqetësim”.

Nuk mbajtën kuvendin zgjedhor - KQZ pritet ta pezullojë PSD-në dhe një parti tjetër
Lexo po ashtu Nuk mbajtën kuvendin zgjedhor - KQZ pritet ta pezullojë PSD-në dhe një parti tjetër

“Ka të bëjë me disa procedura teknike të cilat gjatë afatit 45 ditësh do t’i rregullojmë. Në janar PSD do të mbajë Kuvendin e saj, sipas afatit të rregullt dhe të monitoruar nga KQZ”, ka thënë Kuçi.

Ajo ka shtuar se për afatet dhe detajet që lidhen me mbledhjen e Kuvendit zgjedhor do të njoftoheni me kohë.

Sipas sqarimeve nga KQZ, partitë politike të regjistruara në Kosovë, e kanë për obligim ligjor që të mbajnë kuvendin zgjedhor brenda 6 muajve nga data e regjistrimit të partisë dhe pastaj së paku çdo 48 muaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori