LAJMI I FUNDIT:

KQZ paralajmëron partitë dhe kandidatët për moscertifikim

KQZ paralajmëron partitë dhe kandidatët për moscertifikim

Pas përfundimit të afatit ligjor për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, partitë politike i pretë edhe një sfide tjetër. Ajo e certifikimit te tyre dhe të kandidatëve për deputetë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve paralajmëron se mund të ndodhë që në të ardhmen ndonjë kandidat apo parti politike të mos certifikohet për zgjedhjet e 6 tetorit. Partitë politikë mund të mos certifikohen nëse nuk i kanë shlyer të gjitha gjobat që kanë për shkeljet e bëra në të kaluarën.

“Në mesin e detyrimeve ligjore që subjekti politik duhet t’i përmbushë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje është edhe: shlyerja e gjobave. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar konfirmim me shkrim nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nëse subjektet politike që kanë aplikuar kanë paguar plotësisht gjobat”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Ndërsa kandidatët e subjekteve politike mund të mos certifikohet për mos kompletim të dokumentacionit të kërkuar nga KQZ’ja,ndër to edhe Formularin për Certifikim të Kandidatit.

“Subjektet politike të cilat kanë aplikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje kanë dorëzuar disa dokumente që janë kërkuar nga KQZ-ja, dhe në mesin e tyre është edhe Formulari për Certifikim të Kandidatit. Brenda këtij formulari është dhe një Deklaratë e cila nënshkruhet nga Kandidati, përmes së cilës vërteton se nuk është në asnjë post që do ta bënte të pamundur kandidimin e tij bazuar në Nenin 29”, jnofton KQZ.

E nëse dikush mund të mbetet pa certifikuar për mos kryerjen e këtyre obligimeve ,ka të drejtë ankese.

“Subjekti politik apo kandidati i cili nuk certifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të ankimojë vendimin e KQZ-së në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa” njofton KQZ.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 6 tetor të këtij viti.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori