Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar qytetarët se ka pezulluar përkohësisht funksionimin e platformës elektronike “Gjej dhe ndërro Qendrën e Votimit”.
Sipas një njoftimi nga KQZ-ja, ky pezullim është bërë me qëllim të përmirësimit të disa aspekteve teknike të kësaj platforme.
“Gjithashtu, njoftojmë të gjithë qytetarët me të drejtë vote që deri më tani kishin parashtruar kërkesat për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës së tyre, se kërkesat e tyre janë pranuar dhe janë shyrtuar. Të gjithë aplikuesit, rreth 2,500, janë njoftuar përmes e-mailit lidhur me statusin e kërkesës së tyre për ndërrim të Qendrës së Votimit”, thuhet në njoftim.
Po ashtu sipas njoftimit të KQZ-së, bëhet e ditur se deri në një njoftim të ri lidhur me shërbimin online për ndërrimin e Qendrës së Votimit, KQZ do të vazhdojë të ofrojë këtë mundësi për të gjithë qytetarët me të drejtë vote që votojnë në Republikën e Kosovës duke parashtruar kërkesën e tyre fizikisht në Zyrat e Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve.
Adresat e ZLKZ për secilën komunë mund të gjinden këtu: https://kqz-ks.org/adresat-e-zyrtareve-komunal/. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë