LAJMI I FUNDIT:

KQZ nis verifikimin e listave (Video)

KQZ nis verifikimin e listave (Video)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi verifikimin e listave të kandidatëve për deputetë që paraqitën 17 partitë e regjistruara për zgjedhjet e 18 qershorit deri të shtunën në mesnatë.

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, thotë se i gjithë procesi i listave shumëemërore do të përfundojë deri në datën 9 maj, ndërkohë që bën edhe një apel të fundit. Kujton që nëse ka ende parti që duan të regjistrohen për këto zgjedhje, afati i fundit ligjor dhe teknik është 2 maji.


“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbështetje të nenit 73 të Kodit Zgjedhor, është duke përpunuar dhe verifikuar dokumentacionin e kandidimit për të gjitha partitë politike që kanë depozituar lista shumemërore. Njëkohësisht, KQZ në zbatim të ligjit 138/2015, ligjit të dekriminalizimit, ka nisur edhe verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit për kandidatët për deputetë. Listat shumemërore të partive politike të cilat janë në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor do të miratohen nga KQZ jo më vonë se data 5 maj 2017″.

“Ndërkohë, për listat shumemërore të partive politike tek cilat do të konstatohen parregullësi në dokumentacionin e kanidimit, do të kthehen për plotësim jo më vonë se data 4 maj. I gjithë procesi i miratimit ose refuzimit nga KQZ, i listave shumemërore për kandidatët për deputetë, do të përfundojë brenda datës 9 maj. KQZ pasi të miratojë listat shumemërore e kandidatëve për deputetë do t’i publikojë ato në faqen zyrtare, së bashku me formularët e dekriminalizimit dhe jetëshkrimet (CV). KQZ, e ndërgjegjshme për situatën politike në të cilën ndodhet vendi, por edhe e përgjegjshme për detyrën që i është ngarkuar, iu tërheq vemendjen të gjithë faktorëve dhe aktorëve politike se, nëse ende synohen manovra gjithëpërfshirëse, prej datës 3 maj 2017 jo vetëm ligjërisht, po edhe teknikisht shkelim kufirin e pamundësisë së çdo zgjerimi të pjesëmarrjes”, tha Hoxhaj.