LAJMI I FUNDIT:

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, fushata zgjat pesë ditë

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, fushata zgjat pesë ditë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti sot mbledhje të kryesuar nga kryetarja Valdete Daka lidhur me organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunave Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Mbledhja e KQZ-së vjen pasi presidenti Hashim Thaçi shpalli zgjedhjet për datën 19 maj në këto katër komunale, pasi kryetarët e tyre që vijnë nga Lista Serbe, e afërt me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhanë dorëheqje kohë më parë.


Në mbledhjen e së hënës, KQZ-ja mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto katër komuna.

Aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve do të fillojë më datë 9 prill dhe do të përfundojë më 18 prill, certifikimit dhe publikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve do të bëhet më 22 prill, hedhja e shortit për renditjen në fletëvotim më 28 prill.

Afati i fundit për të caktuar kufizimin e shpenzimeve për fushatë është data 12 prill, derisa fushata zgjedhore si dhe afatet për tubimet zgjedhore do të fillojnë më 13 maj dhe do të përfundojnë më 17 maj.

Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe vëzhgueseve do të fillojë më 9 prill dhe do të përfundojë më 12 maj. Emërimet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve (KKZ) do të bëhet më 15 prill, aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës fillon më 25 prill dhe përfundon më 30 prill.

Aplikimi për regjistrim si votues me nevoja të veçanta do të fillojë më 9 maj dhe do të përfundojë më 13 maj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori