LAJMI I FUNDIT:

​KQZ ndërprenë praninë operacionale për zgjedhjet në Podujevë

​KQZ ndërprenë praninë operacionale për zgjedhjet në Podujevë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se pas rekomandimit të institucioneve përgjegjëse dhe profesionale, si Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Komitetit për Monitorimin e Sëmundjeve Ngjitëse të Ministrisë së Shëndetësisë, ka kërkuar nga Presidenti Hashim Thaçi, shtyrjen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e konsideron të nevojshme të njoftojë qytetarët e Republikës së Kosovës se pasditen e së shtunës (14 mars 2020) ka kërkuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi shtyrjen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Podujevë, të parapara të mbahen më 15 mars 2020.

Kjo kërkesë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është bërë pas rekomandimit të institucioneve përgjegjëse dhe profesionale, si Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Komitetit për Monitorimin e Sëmundjeve Ngjitëse të Ministrisë së Shëndetësisë (14 mars 2020) që “të pezullohen përkohësisht zgjedhjet e 15 mars 2020 në Podujevë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Republikën e Kosovës”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas pranimit të Vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës për shtyrjen e datës së këtyre zgjedhjeve, ka vendosur që të ndërpresë zbatimin e planit operacional për organizimin e këtyre zgjedhjeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori