LAJMI I FUNDIT:

KQZ-ja fillon publikimin e Formularëve të Rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve të zgjedhjeve të 14 shkurtit

KQZ-ja fillon publikimin e Formularëve të Rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve të zgjedhjeve të 14 shkurtit
Foto: Ridvan Slivova

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërisë në procesin zgjedhor, ka filluar me publikimin e kopjeve të skanuara të formularëve të rezultateve për subjektet politike dhe kandidatët për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën të dielën.

Kështu ka bërë të ditur përmes një konference për medie, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.


“Të gjithë të interesuarit do të mund të shohin rezultatet e subjekteve politike dhe kandidatëve për secilin vendvotim duke shfletuar kopjet e këtyre formularëve të cilët janë plotësuar në vendvotime nga Anëtarët e Këshillave të Vendvotimit, të dielën në mbrëmje pas numërimit të fletëvotimeve. Publikimi i formularëve nga komunat tjera është në proces. Pra, pas përfundimit të skanimit të tyre nga ndonjë komunë, formularët do të publikohen në ueb faqen e KQZ-së”, tha Elezi.

Valmir Elezi – Zëdhënës i KQZ-së, / Foto: Ridvan Slivova

Ai sqaroi seky publikim nuk është shpallje e rezultateve përfundimtare, por këto janë vetëm forma të rezultateve të plotësuara në vendvotime, më 14 shkurt 2021.

“Rezultatet Përfundimtare shpallen pas numërimit të votave me kusht; votave përmes postës; votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori