LAJMI I FUNDIT:

KQZ fillon përgatitjet për zgjedhjet në Podujevë, buxheti i planifikuar është 193 mijë e 181 euro

KQZ fillon përgatitjet për zgjedhjet në Podujevë, buxheti i planifikuar është 193 mijë e 181 euro
Foto: ARKIV

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.


Pas këtij vendimi, KQZ miratoi planin operacional për organizimin e zgjedhjeve në komunën e Mitrovicës së Veriut, ndërsa anëtarët u dakorduan që në mbledhjen e radhës të vendoset lidhur me aspektet që kanë të bëjnë me organizimin e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Podujevës, të cilat ishin shtyrë vetëm një ditë para ditës së zgjedhjeve.

Sipas vendimit të KQZ-së, këto janë disa nga afatet kohore të aktiviteteve zgjedhore që përfshijnë komunën e Mitrovicës së Veriut:

– Periudha e aplikimit për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve fillon më 21 tetor dhe përfundon më 30 tetor 2020;

– Data e mbajtjes së shortit për renditjen në fletëvotim dhe publikimi i subjekteve dhe kandidatëve është 12 nëntor 2020;

– Fushata zgjedhore si dhe afatet për tubimet zgjedhore fillojnë më 12 nëntor dhe përfundon më 27 nëntor 2020;

– Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhgueseve të subjekteve politike dhe organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve fillon më 27 tetor dhe përfundon më 21 nëntor 2020;

– Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhgueseve ndërkombëtar dhe mediave për vëzhgimin e zgjedhjeve fillon më 27 tetor dhe përfundon më 23 nëntor 2020;

– Emërimi i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve fillon më 26 tetor dhe përfundon më 27 tetor 2020;

– Aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës fillon më 30 tetor dhe përfundon më 7 nëntor 2020;

– Aplikimi për regjistrim për votuesit e ngujuar në shtëpi fillon 2 nëntor dhe përfundon më 6 nëntor 2020;

– Afati për regjistrimin për votuesit me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion dhe votuesve në rrethana të veçanta fillon me 16 nëntor dhe përfundon me 19 nëntor 2020;

Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për miratimin e planit të buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe buxhetit shtesë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës.

Sipas vendimit të KQZ-së buxheti i planifikuar është në shumën 193 mijë e 181 euro. Në kuadër të këtij buxheti janë paraparë dy raundet, ashtu siç kërkohet me ligj. Pjesa tjetër e shpenzimeve për organizimin e zgjedhjeve në komunën e Podujevës do të mbulohen nga mjetet e alokuara gjatë muajit shkurt të këtij viti për këto zgjedhje.

Gjithashtu, me qëllim të përmbushjes në kohë të të gjitha detyrimeve ligjore për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të këtyre dy komunave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për zgjatjen e orarit të punës për anëtarët dhe stafin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori