LAJMI I FUNDIT:

KQZ konfirmon mbi 11 mijë aplikacione nga diaspora, shifrat mund të ndryshojnë

KQZ konfirmon mbi 11 mijë aplikacione nga diaspora, shifrat mund të ndryshojnë

Rreth 11 mijë aplikues kanë konfirmuar të dhënat e tyre në qendrën e thirrjeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më 20 janar.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një përgjigje për Telegrafin ka bërë të ditur se rreth 2 mijë aplikantë nuk e kanë hapur telefonin, ndërsa tha se do të tentojnë që përsëri t’i kontaktojnë.


“Deri më 20 janar në qendrën e thirrjeve për konfirmimi dhe verifikim të aplikacioneve, janë realizuar gjithsejtë: 13, 568 thirrje, prej tyre në rreth 11 mijë e 400 aplikuesit kanë konfirmuar të dhënat e tyre, ndërsa rreth 2 mijë e 200 persona nuk e kanë hapur telefonin. Do të bëhen tentime të radhës me qëllim të verifikimit dhe konfirmimit”, tha Elezi për Telegrafin.

Sipas tij, nga numri i përgjithshëm i atyre që janë lajmëruar në telefon, 13 persona të cilët i kemi kontaktuar kanë thënë se nuk janë personat konkret.

“Pra, nuk e kanë emrin, mbiemrin, datën e lindjes dhe shtetin, sikurse në të dhënat nga aplikacioni për regjistrim ose kanë deklaruar se nuk aplikuar fare për regjistrim për të votuar përmes postës”, tha Elezi.

Elezi sqaroi se numri i këtyre aplikacioneve mund të ndryshoj më vonë, për shkak se mund të ketë raste kur i njëjti person ka dërguar me shumë se dy aplikacione për ndryshim.

Sipas tij, pastrimi i bazës do të bëhet për të evituar aplikacionet që janë dërguar më shumë se dy herë.

“Duhet ta kemi parasysh se ky numër i raportuar për aplikacione për të cilat është bërë futja e të dhënave është shifër e cila mund të pësojë ndryshme, sepse mund të ndodh që për të njëjtin person të kemi më shumë se dy aplikacione për regjistrim. Pastrimi i bazës së të dhënave do të bëhet për të evituar aplikacionet që kanë ardhur nga më shumë se dy apo tri herë”, u shpreh Elezi.

Ndryshe, sot në orën 18:00 përfundon periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori