Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), njoftoi këtë të premte se ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit të përgatisë raport lidhur me gjitha veprimet prokuroriale të ndërmarra ndër vite ndaj Dibran Hoxhajt, i njohur si “Kobra”.

Sipas njoftimit, ky raport është kërkuar menjëherë pas rastit të fundit të vrasjes së ndodhur në Prizren ku i dyshuar është Hoxhaj.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, në bazë të kompetencave ligjore që ka, do të trajtojë me kujdes të gjitha veprimet e ndërmarra ndër vite nga prokuroria përkatëse ndaj Dibran Hoxhaj dhe çdo lëshim eventual do të sanksionohet në bazë të akteve ligjore në fuqi”, thuhet në komunikatën për media.

Reklama

Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), të enjten ka publikuar analizën “Dështimi i shtetit ndaj “Kobrës”, ndërsa thuhet se Dibran Hoxhaj, i dyshuar për vrasjen në Prizren ka 16 aktgjykime dënuese të formës së prerë, ndërsa të gjitha ishin dënime me kusht e me gjobë dhe në asnjë prej aktgjykimeve nuk ishte dënuar me burgim efektiv. /Telegrafi/

Reklama