Festivali i filmit shqiptar në SHBA po vazhdon me përgatitjet e tij finale për tu prezantuar para publikut shqiptaro-amerikan me prezantimin e programit të sivjetmë.
Para pak dite festivali prezantoi jurinë profesionale të përbërë nga: Mike Dusi-aktor dhe producent në Holliwood, Dhimiter Ismailja – regjisor, skenarist dhe kameraman, Xhevat Limani-regjisor dhe dramaturg, Leonora Mehmetaj-aktore, Bashkim Hasanaj – fotograf i mirënjohur.
Pas jurisë profesionale, festivali paraqet emrat e moderatorëve të cilët do të prezantojnë festivalin “Java e Filmit Shqiptar 2016” që do te zhvillohet prej 16 deri 20 shtator në Manhattan.
Moderatorja e mirënjohur shqiptaro-amerikane Kozeta Torishta dhe aktori i mirënjohur Lulzim Bucolli do të jenë prezantuesit e 5 netëve të festivalit që do të shpalos programin prej 26 filmave nga kinematografia shqiptare, si dhe tre filma nga kompeticioni ndërkombëtar.
“’Java e Filmit Shqiptar’ mbetet një ndër projektet dhe eventet që unë vlerësoj më shumë për sa i përket llojit të saj. Jam shumë e lumtur që për të dytin vit radhazi do jem sërish pjesë e Filmit, dhe në fakt do dëshiroja të isha aq herë sa vet ky event të ketë jetë. Mezi po e pres në fakt, pasi është një vlerë dhe prezantim dinjitoz që i bëhet dhe kombit tonë, sidomos sivjet ku do i kushtohet dhe bijës sonë shqiptare Nënë Terezës. Po shoh një interes të madh jo vetëm nga komuniteti shqiptar por dhe nga vetë të huajt. Kjo është dhe meritë e njeriut me energji të pashtershme siç e njohim të gjithë znj. Mrika Krasniqi që unë kam një bashkëpunim tepër të mirë me të, dhe e vlerësoj punën por dhe korrektësinë që mban me stafin. Është i vetmi Festival Filmi Shqiptar ku pa nisur ende, flitet për risitë e tij”, thotë Kozeta Turishta.
“Albanian Film Week – Java e Filmit Shqiptar, është koha që unë pres me shumë qejf. Është një javë ku përmbledhim, shohim dhe vlerësojmë artin filmik në qytetin kryesor të botës, në New York. Artistët shqiptarë e kanë mundësinë të ndajnë projektet e tyre filmike para publikut të diasporës shqiptare dhe mysafirëve të huaj. Unë me kolegen time Kozeta Turishta do të kënaqemi duke prezantuar me krenari përpara publikut këto projekte filmike të përzgjedhura mirë nga selektuesit e AFW. Organizimi i një festivali të filmit merr kohë dhe mund, kurse organizimi i tillë në New York të merr me vete dhe nuk të lë kohë as për kafe, e kafeja për ne shqiptarët është primare.
Mrika Krasniqi CEO dhe ekipi AFW me dedikim të plotë e kane bërë të mundshme ofrimin e kësaj foleje filmike për film bërësit dhe të dashamirët e filmit shqiptar. Besoj se sivjet numri i publikut do të jetë më i madh se kurdoherë në ngjarjen më të madhe vjetore të artit filmik shqiptar në New York. Unë po vij nga Prishtina për tu bashkangjitur me familjen time të ekipit të AFW, për ta përjetuar këtë kënaqësi bashkë me ju. Ejani dhe ushqeni shpirtin tuaj me prodhimet më të mira filmike shqiptare të vitit të fundit. Merrni biletat sot!”, ka thënë Lulzim Bucolli.
Festivali sivjet organizohet në bashkëpunim me Konzulatën e Përgjithshme të Kosovës në New York.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eskalon sërish G Bani - i afrohet Shkëlzenit dhe i bërtet në fytyrë

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Adriana Matoshi reagon për vdekjen e aktorit Lulzim Rexha: Prehu në paqe shpirti më i bukur

Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?