LAJMI I FUNDIT:

Kover: Hungaria do të vazhdojë me përkrahjen për integrimin e Maqedonisë në BE

Kover: Hungaria do të vazhdojë me përkrahjen për integrimin e Maqedonisë në BE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot në Budapest realizoi takim me homologun e tij hungarez Laszlo Kover, i cili njëkohësisht është edhe nikoqir i Konferencës së kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Xhaferi, siç kumtoi kabineti i tij, shprehu falënderim për përkrahjen e hapur dhe të vazhdueshme të Hungarisë ndaj Republikës së Maqedonisë, në procesin e fillimit të negociatave paraaderuese me BE dhe integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.


Ai shprehu mirënjohje të veçantë për përkrahjen e fuqishme dhe operative që Hungaria ia jep Republikës së Maqedonisë në menaxhimin e valës së refugjatëve dhe pasojat nga e njejta. Hungaria, së bashku me shtetet tjera të Grupit të Vishegradit, siguron përkrahje logjistike, materiale dhe policore për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian.

Xhaferi, theksoi se në periudhën e ardhshme, përqëndrimi i aktiviteteve të tij do të jetë në zhvillimin e diplomacisë parlamentare, në kthimin e rolit kryesor të Kuvendit në jetën politike në Maqedoni dhe në përmirësimin e perceptimit të qytetarëve lidhur me shtëpinë ligjvënëse, shtohet në kumtesë.

Kover e ka informuar, Xhaferin për takimin që së shpejti do të mbahet ndërmjet Komisioneve për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së dhe të shteteve aspirantë për anëtarësim në Budapest, takim i përkushtuar për eurointegrimin e Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori