LAJMI I FUNDIT:

Kovatchev: Deputetët që votuan “pro” ndryshimeve kushtetuese nuk duhet të dënohen

Kovatchev: Deputetët që votuan “pro” ndryshimeve kushtetuese nuk duhet të dënohen

Eurodeputeti bullgar nga Partia Popullore Evropiane (PPE) i angazhuar për Ballkanin Perëndimor, Andrey Kovatchev, në një deklaratë për AIM, thotë se për PPE-në është i pakuptueshëm vendimi i OBRM-PDUKM-së që të përjashtojë deputetët të cilët votuan “pro” ndryshimeve kushtetuese.

“Kjo për ne është çudi. Ne çdo herë kemi mbështetur të ardhmen evropiane të Maqedonisë dhe duam të fillojnë negociatat me BE-në. Ne nuk mund të pranojmë që të dënohen persona të cilët i dhanë vendit mundësi të vazhdojë përpara në rrugën evropiane dhe të mos jetë e bllokuar siç ka qenë 10-11 vitet e fundit”, tha Kovatchev, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai shtoi se me deputetët e përjashtuar nga OBRM-PDUKM, nuk ka pasur asnjë kontakt dhe as nuk i njeh personalisht, por thekson se është normale që “pro” Marrëveshjes së Prespës kanë votuar deputetët të cilët përkrahin të ardhmen evropiane të vendit.

Ndërsa sa i përket zbatimit të marrëveshjes nga Greqia, ai thotë se askush nuk duhet të shpresojë se Brukseli ose Washingtoni do të bëjë presion mbi Athinën në të ardhmen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori