LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Të protestohet në mënyrë të maskuar është e palejueshme për vendin që kaloi 27 prillin

Kovaçevski: Të protestohet në mënyrë të maskuar është e palejueshme për vendin që kaloi 27 prillin

Ajo që po ndodh para Qeverisë është organizuar nga partitë politike që janë kundër NATO-s dhe BE-së. Maqedonia është vend demokratik, me legjislacion më të rregullt, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili theksoi se sot po përgatiten për diçka që nuk i takon një vendi anëtar të NATO-s gjatë protestave që janë planifikuar nga sonte në ora 19:00 para Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se çdokush mund të protestojë si ata që protestuan kur duhej të mbroheshin të drejtat e studentëve dhe profesorëve.


“Nuk ka ndodhur kurrë, veç një herë dhe tani për herë të dytë, që protestuesit me kapela të cilët qëllojnë ndaj policisë, të kemi plagosur policë. Çdokush mund të protestojë për çdo çështje. Por qëllimi, të veshësh kapel, të shkosh i maskuar, është i palejueshëm për vendin që kaloi 27 prillin.

Nuk duhet të përsëritet. Dje patë që policia u tërhoq. Këtu po diskutohet një propozim nga BE-ja. 27 vende anëtare, të përfaqësuara nga Michel, paraqitën një propozim për fillimin e negociatave. Secili prej nesh në këtë vend përfaqësohet nga deputetët në Kuvend, pavarësisht se cilës parti i përket. Të gjithë do të vendosim nëse duam negociata apo jo. Askush nuk fajëson policët që qëndruan pas Qeverisë duke kryer detyrën. Nuk ka faj as ndërtesa, sepse propozimi ka ardhur nga 27 shtete”, sqaroi Kovaçevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori