LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski priti Borellin dhe Varhelyin: Mbështetje evropiane për hapat e radhës për Maqedoninë e Veriut

Kovaçevski priti Borellin dhe Varhelyin: Mbështetje evropiane për hapat e radhës për Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot në Shkup priti dhe u takua me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Josep Borell dhe Komisionerin për Politika Fqinjësore dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Siç njotojnë nga Qeveria, në takim u bisedua për rëndësinë e hapit të ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në integrimet evropiane, si çështje me rëndësi për perspektivat e vendit tonë dhe për stabilitetin e rajonit dhe Evropës.


“Kryeministri Kovaçevski falënderoi përfaqësuesit e lartë evropianë për kontributin e tyre, si dhe partnerët evropianë, për suksesin e përbashkët në hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin, korrikun e kaluar”.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç theksoi kryeministri Kovaçevski, është e fokusuar në agjendën evropiane, punon në zbatimin e reformave, në avancimin e marrëdhënieve fqinjësore në frymën e vlerave evropiane dhe është e përkushtuar për suksesin në hapin tjetër në integrimin evropian”, thuhet në njoftim.

Takimi i kryeministrit me përfaqësuesit evropianë u zhvillua para fillimit të takimit të gjashtëmbëdhjetë të Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, i cili do të mbahet sot në Shkup, i cili do të kryesohet nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borell./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori