LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Plani në vitin 2023 është që për 20% të rritet prodhimtaria e rrymës elektrike

Kovaçevski: Plani në vitin 2023 është që për 20% të rritet prodhimtaria e rrymës elektrike

Në vitin 2022, prodhimi i energjisë elektrike është rritur për 27 për qind në krahasim me vitin e kaluar, thekson drejtori i përgjithshëm i SHA ESM, Vasko Kovaçevski, duke bërë të ditur se plani për këtë vit është rritja e prodhimit për 20 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Në fjalën e tij për Vitin e Ri, ai thotë se një vit jashtëzakonisht i vështirë në aspektin energjetik është prapa dhe një tjetër me sfida të reja është përpara.


Ai thotë se në vitin e kaluar EVM është përballur me menaxhimin e dy krizave – me rrymë dhe me ngrohje, por vlerëson se misioni është kryer me sukses dhe është siguruar rrymë dhe ngrohje si për qytetarët dhe institucionet, ashtu edhe për ekonominë.

“Arrijmë të vëmë në funksion të gjitha kapacitetet prodhuese vendase të energjisë elektrike, duke ulur kështu varësinë nga blerja e energjisë elektrike të shtrenjtë. Prodhimi vendas është më i liri dhe prandaj po e rrisim. Përveç kësaj, në kohë krize ne reduktojmë ndjeshëm kostot e prodhimit dhe kostot joproduktive. Kështu arrijmë të mbajmë çmimin e energjisë elektrike më të ulët për qytetarët dhe bizneset e vogla”, thotë Kovaçevski.

Më tej ai thekson se kompania ka kontrata të qëndrueshme për blerjen e energjisë si dhe për të gjitha nevojat e tjera për procesin e prodhimit.

Krahas krizës aktuale, thekson Kovaçevski, paralelisht po realizohen edhe investime në burimet e ripërtëritshme të energjisë, duke kujtuar se është vënë në funksion termocentrali i parë shtetëror fotovoltaik në Oslomej, ndërsa dy të tjerë po ndërtohen me partnerë privatë nga jashtë. Janë duke u bërë përgatitjet për termocentrale të reja fotovoltaike në REC Manastir, Tikvesh, Mavrovë dhe lokacione të tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori