LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Personat nga “lista e zezë” e SHBA-ve dhe Britania e Madhe do të sanksionohen edhe në RMV

Kovaçevski: Personat nga “lista e zezë” e SHBA-ve dhe Britania e Madhe do të sanksionohen edhe në RMV

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot përshëndeti ndryshimet e paralajmëruara ligjore që do të mundësojnë hapjen e procedurave për subjektet që janë nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.

“Ne të gjithë duam të jemi amerikanët më të mëdhenj që nga mëngjesi, por pasdite çfarë bëjnë ata, asgjë nuk vlen këtu. Anëtarësimi në NATO nuk nënkupton vetëm vendosjen e një flamuri para institucioneve zyrtare, por edhe futjen e standardeve, sundimin më të madh të ligjit dhe llogaridhënien. Edhe Britania e Madhe ka qenë partneri ynë strategjik që nga pavarësia. Këto ndryshime do të mundësojnë edhe përfshirjen e personave dhe bartësve të funksioneve publike dhe në këtë mënyrë do të hapet hapësira, evidencat që ata kanë, të ndahen me institucionet tona, në mënyrë që të merren vendimet e duhura nga autoritetet përkatëse”, tha Kovaçevski.


Kryeministri theksoi se ndryshimet ligjore me gjasë do të shqyrtohen në seancën e ardhshme të qeverisë.

Qytetarët dhe kompanitë e vendit që përfundojnë në listat e zeza të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për shkak të korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare do të ndjejnë sanksione nga autoritetet vendase.

Ndryshe, biznesmeni dhe ish-zv. kryeministri Koço Angjushev ishte i fundit në “listën e zezë” të SHBA-së, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh, siç bëhet e ditur në njoftimin e Departamentit të Shtetit. Atij i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara, ndërsa vendimi është bërë i ditur këtë muaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori