LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski paralajmëroi ulje prej më së paku 10% të çmimeve të produkteve bazë ushqimore

Kovaçevski paralajmëroi ulje prej më së paku 10% të çmimeve të produkteve bazë ushqimore

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës së tij në rajonin e Ohrit dhe Strugës, tha se me masat e fundit qeveritare, mundësohet rrymë shumë më e lirë edhe për kompanitë e industrisë ushqimore, që nënkupton ulje prej më së paku 10 përqind të çmimeve të produkteve bazë ushqimore.

“Me masat e fundit kemi siguruar rrymë shumë herë më të lirë për kompanitë nga industria ushqimore. Pres ulje të çmimeve të produkteve bazë ushqimore më së paku 10 përqind. Lirimi te disa produkte ka filluar, ajo do të vijojë edhe te të tjerat”, tha Kovaçevski.


Ai përsëriti se, me masat antikrizë nuk është lënë anash askush.

“Do ta ruajmë standardin, por do t’i ruajmë edhe kompanitë likuide”, tha Kovaçevski.

Kujtojmë se, Qeveria e Maqedonisë së Veriut muajin e kaluar miratoi një pako të re të masave në vlerë prej mbi 350 milionë eurove, për ballafaqim me krizën energjetike dhe atë të çmimeve, ku janë përfshirë kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori