LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski në takim me Taravarin: Mbështetje e Qeverisë për komunat për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët

Kovaçevski në takim me Taravarin: Mbështetje e Qeverisë për komunat për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në Gostivar realizoi një takim të shkurtër me kryetarin e komunës, Arben Taravari.

Siç njoftojnë nga Qeveria, kryeministri dhe kryetari i komunës folën për sfidat me të cilat ballafaqohet Komuna e Gostivarit dhe rëndësinë e mbështetjes që Qeveria ofron për stabilizimin e komunave në mënyrë që ato të kryejnë me sukses përgjegjësitë e tyre ligjore dhe të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët.


Qeveria po ndërton një sistem objektiv, të drejtë, transparent dhe të qëndrueshëm për barazi financiar të komunave. Qëllimi i Qeverisë është t’u ofrojë qytetarëve shërbime cilësore dhe qasje në to pavarësisht se ku jetojnë. Në takim, Kovaçevski dhe Taravari konfirmuan edhe një herë përkushtimin e tyre për konsolidimin dhe bashkimin e të gjitha partive politike progresive që janë në favor të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE”.

“Kovaçevski theksoi se gjëja më e rëndësishme për Qeverinë është të sigurojë një të ardhme proesperuese për të gjithë qytetarët, sepse ata meritojnë të jetojnë në një shtet anëtar të BE-së”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori