LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski në hapjen e Këshillit Ministror të OSBE-së: Sa më parë të ndalohet agresioni rus në Ukrainë

Kovaçevski në hapjen e Këshillit Ministror të OSBE-së: Sa më parë të ndalohet agresioni rus në Ukrainë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, ka mbajtur fjalim në hapjen e Këshillit të 30-të ministror të OSBE-së që mbahet në Shkup.

Kovaçevski fjalimin e tij e nisi duke përmendur agresionin rus në Ukrainë, duke bërë thirrje për ndërprerje të luftës. Ai tha se me agresionin rus janë shkelur të gjitha konventat ndërkombëtare dhe vlerat humane.


Fillon Këshilli Ministror i OSBE-së në Shkup, pjesëmarrës rreth një mijë delegatë nga 57 shtete
Lexo po ashtu Fillon Këshilli Ministror i OSBE-së në Shkup, pjesëmarrës rreth një mijë delegatë nga 57 shtete

“Vizioni i OSBE-së si një platformë për siguri bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse u testua seriozisht në realitet dhe u ndje më drejtpërdrejt nga qytetarët ukrainas. Agresioni ushtarak i Federatës Ruse kundër Ukrainës vazhdoi me intensitet të pandërprerë dhe me pasoja shkatërruese, duke konfirmuar pajustifikimin dhe padrejtësinë e tij”.

“Çdo ditë që kalon dhe jetët e humbura janë një konfirmim i ashpër i vlerësimit se agresioni ushtarak është një akt i shkeljes flagrante të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së, si dhe të premisave bazë të së drejtës ndërkombëtare, por mbi të gjitha të vlerave të njerëzimit”, tha Kovaçevski.

Ai gjithashtu përmendi edhe tensionet në vendet e rajonit, nduke bërë thirrje që të lihen anash agjendat nacionaliste.

Kovaçevski theksoi se ngjarja e sotme në Shkup është kulminacioni i udhëheqjes së RMV-së me OSBE-në.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut është nikoqire e Këshillit të 30-të Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE, ku marrin pjesë rreth 1000 delegatë nga 57 vende anëtare të Organizatës dhe vende partnere.

Në kuadër të Këshillit të Ministrave do të zhvillohen edhe disa ngjarje tematike të ndërlidhura, duke përfshirë nënshkrimin e Deklaratës për luftën kundër korrupsionit në Evropën Juglindore përmes kthimit të pronës dhe përdorimit të digjitalizimit, për të cilën përveç ministrit Osmani, nënshkrimet do të jenë edhe ministrat për punët e jashtme të Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Shqipërisë, Ivica Daçiq, Elmedin Konakoviq, Filip Ivanoviq dhe Igli Hasani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori