LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Anëtarësimi në NATO është siguri për investitorët

Kovaçevski: Anëtarësimi në NATO është siguri për investitorët

“Investimet e huaja janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit tonë, ndërsa investimet gjermane, si dhe evropianet janë vendimtare. Pandemia i tregoi dobësitë dhe ne kemi parë që Evropa përballet me sfida të mëdha kur zinxhirët e furnizimit janë në vende të largëta. Shumë gjëra mund të prodhohen në Evropë, që do të thotë kursime në shpenzime. Maqedonia e Veriut do ta shfrytëzojë këtë dhe për këtë po krijojmë mjedis për investime të reja. Ne jemi anëtare e NATO-s, qëndrimi ynë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, që investitorët ta dinë se kanë siguri dhe mjedis të parashikueshëm të biznesit, në fakt ky është avantazhi ynë ndaj disa vendeve të rajonit”.

Këtë e deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij në ngjarjen organizuar nga Delegacioni i Ekonomisë Gjermane në Maqedoninë e Veriut me temë: “Pritjet e sektorit privat nga Qeveria e re në kohë të koronës dhe kriza energjetike”.


Në ngjarje, siç thuhet në kumtesën e Qeverisë, morën pjesë edhe ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, si dhe drejtori i Drejtorisë së Zonave Zhvillimore Teknologjike Industriale, Jovan Despotovski.

Në prani të mbi 90 përfaqësuesve të kompanive gjermane, maqedonase dhe të kompanive të tjera anëtare internacionale të shoqatës, kryeministri Kovaçevski në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe partneritetit me komunitetin e biznesit për krijimin e një mjedisi më të mirë të biznesit, investime të reja, vende të reja të punës edhe në kushte të krizës botërore.

Kryeministri Kovaçevski tha se nga ana ekonomike Qeveria ka tri prioritete, ballafaqimin me pasojat e krizës globale energjetike, zhvillimin ekonomik dhe realizimin e investimeve kapitale.

Ai tha se Qeveria në partneritet me të gjithë aktorët relevant për të parandaluar rritjen e madhe të çmimeve të shkaktuar nga kriza globale energjetike, miratoi shpejt dhe në kohë një pako prej 26 masash me vlerë prej 400 milionë euro, për të amortizuar presionet mbi standardin e jetesës së qytetarëve dhe për të garantuar likuiditetin e kompanive.

Patrik Martens, drejtor i Delegacionit të Ekonomisë Gjermane në Maqedoninë e Veriut, në fjalimin e tij u uroi mirëseardhje të pranishmëve dhe e theksoi rëndësinë nga bashkëpunimi i mirë ekonomik tradicional mes të dyja vendeve.

“Pas krizës që shkaktoi pandemia në ekonominë në tërë Evropën, mund të them me shumë gëzim se në vitin 2021 arritëm një shkëmbim tregtar rekord mes dy vendeve, me vlerë prej 4.7 miliardë euro, që do të thotë një rritje prej 23,6 % krahasuar me vitin 2020. Vitin e kaluar ka pasur edhe zgjerim të investimeve te më shumë investitorë gjermanë në vend nga industria e automobilave. Por jam i lumtur që ka investime të reja që do të krijojnë një numër të madh të vendeve të punës të paguara mirë në fushën e shërbimit dhe kujdesit ndaj klientit”, tha Martens i cili shtoi se Shoqata Ekonomike Maqedoni e Veriut-Gjermani, edhe pse vitin e kaluar bëri ndryshime të rëndësishme në kushtet e anëtarësimi edhe më tej mbetet Shoqata më e madhe dypalëshe ekonomikenë vend, me 143 kompani anëtare.

Ai gjithashtu dha vlerësimin e tij lidhur me temat që do të jenë vendimtare për Gjermaninë këtë vit, si Agjenda e Gjelbër dhe Ligji i ri për furnizuesit, ndaj të cilave Maqedonia e Veriut do të duhet të përshtatet, nëse dëshiron të mbetet konkurrente në treg.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori