LAJMI I FUNDIT:

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker marrin vëmendje me dukjen teksa shfaqen së bashku në eventin e “Vogue World”

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker marrin vëmendje me dukjen teksa shfaqen së bashku në eventin e “Vogue World”

Kourtney Kardashian bëri një shfaqje të mrekullueshme ndërsa mbërriti dorë për dore me bashkëshortin Travis Barker në eventin “Vogue World” të mbushur me yje gjatë Javës së Modës në New York të hënën (12 shtator).

Ish-ylli i “KUWTK”, 43 vjeçe, u shfaq me një veshje prej kadifeje me ngjyrë të zezë që nxirrte në pah formën e saj tërheqëse trupore.


Ajo përshtati dukjen me një palë çizme të zeza prej lëkure, të cilat koordinoheshin me pallton e Travisit.

Kourtney fillimisht u pa me një palë syze dielli të frymëzuara nga Matrix, të cilat më vonë i hoqi për të parë shfaqjen e sflatës.

Travis ecte me pallton e tij prej lëkure mbështetur në krahët e tij, ndërsa sigurohej që gruaja e tij të kalonte turmën e sigurt pranë tij.

Nën xhaketën e tij kishte një këmishë të bardhë pa mëngë me kopsa, me atë që dukej të ishte një njollë gjaku e rreme në xhepin tek gjoksi.

Për të kompletuar pamjen, rokeri veshi disa pantallona të zeza dhe një palë këpucë të çuditshme me platformë.

Kourtney dhe Travis ishin ulur në rreshtin e parë me yllin e “West Side Story”, Ansel Elgort dhe yllin e Disney Channel, Dove Cameron.

Kourtney ishte aty për të mbështetur gjysmëmotrën e saj më të vogël Kendall Jenner, e cila doli në pistë me kolegët e saj modele Bella Hadid, motrën e saj më të madhe Gigi dhe bukuroshen ruse Irina Shayk.

Java e Modës në New York filloi të premten, më 9 shtator dhe do të zgjasë deri të mërkurën, 14 shtator.

Edhe pse ajo dukej e etur për t’u kënaqur me festimet e NYFW, Kourtney ndodhet aktualisht në New York për të promovuar linjën e saj të re të vitaminave dhe suplementareve të quajtur “Lemme’.

Ajo u shfaq në emisionin “Today” herët të hënën, ku diskutoi motivet e saj pas fillimit të markës.

Gjatë paraqitjes së saj të mëngjesit në emisionin e saj, Kourtney foli edhe për jetën si e porsamartuar dhe se si ajo nuk kishte hezituar të bëhej ‘Znj. Barker.’

“Ishte një intuitë, nuk ishte as një mendim, kështu që tani emri im i mesëm është Kardashian”, tha Kourtney. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina
Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Magazina
Kalo në kategori