Barcelona është rikthyer te fitoret në Ligën e Kampionëve pas dy dështimeve radhazi. Katalunasit kanë triumfuar në Camp Nou ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultat 2-1.

Katalunasit e nisën me gol ndeshjen, kur Robert Lewandowski realizoi pas 10 minutave lojë, megjithatë goli u anulua për pozitë jashtë loje.


E të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët nga Gjermania, kur Knauff u gjend bukur dhe realizoi për 0-1 në minutën e 21-të. Me epërsinë e Frankfurtit 0-1 u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.

Pjesa e dytë i takoi krejtësisht Barcelonës, që sulmoi pa ndalë dhe realizoi edhe dy gola të shpejtë me Jules Kounden.



Mbrojtësi francez barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 50-të pas asistimit nga Rashford, derisa tre minuta më vonë Lamine Yamal asistoi te francezi i cili shënoi për 2-1.

Deri në fund katalunasit krijuan edhe disa raste të tjera shënimi, por gola më nuk pati dhe Barcelona arkëtoi tre pikë.

Me këtë fitore është në pozitën e 14-të në tabelë me 10 pikë, derisa Frankfurti është e 30-ta me vetëm katër pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app