LAJMI I FUNDIT:

Kotzias: Ndryshimi i Kushtetutës nuk është diçka e frikshme (Video)

Kotzias: Ndryshimi i Kushtetutës nuk është diçka e frikshme (Video)

Kreu i diplomacisë greke, Nikos Kotzias në konferencën për shtyp me homologun Nikolla Dimitrov pas takimit në Shkup tha se është kënaqësi për të vizita në Shkup, duke e mbajtur premtimin e dhënë se kur të ndryshohet emri i aeroportit të Shkupit ai do ta vizitojë Shkupin. Kotzias në asnjë pjesë të bisedës nuk e shqiptoi fjalën Maqedoni, por përdori shprehjen “fqiu jonë miqësor i veriut”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Me këtë takim bëmë hapa të mëdhenj në zgjidhjen e çështjeve mes dy popujve, stabiliteti dhe siguria në rajon janë më të rëndësishme pr ne”, tha Kotzias në konferencën për shtyp në hapësirat e MPJ.


Kreu i diplomacisë greke theksoi se pengesat politike duhet të tejkalohen dhe gëzohet për takimet mes krerëve politik të dy shteteve.

Në pyetjen e gazetarëve nëse me dy plan-marrëveshjet bëhet komplikimi i çështjes, Kotzias u përgjigj duke thënë jo, në të kundërtën ato shërbejnë si ndihmues për dy shtetet, por edhe për ndërmjetësin Nimetz.

Takimi i rradhës mes ministrave Kotzias dhe Nimetz do të realizohet gjatë javës së ardhshme në Vjenë, bashkë me ndërmjetësin Nimetz, ku do të bëhet diskutimi i plan-marrëveshjeve të dy shteteve dhe krijimi i tekstit të përbashkët që do të kthehet në marrëveshje zyrtare nga ana e ndërmjetësit në KB.

“Në këtë shtet, sikur ne në Greqi kur bëjmë ndryshime të Kushtetutës, mund të bëhen ndryshime kushtetutare, kjo nuk është gjë e frikshme sepse ligjet, Kushtetutat dhe mentalitetet ndryshojnë me kalimin e kohës”, tha Kotzias./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori