LAJMI I FUNDIT:

Kostadinov: Për një javë qëndrime të ndryshme në OBRM-PDUKM

Kostadinov: Për një javë qëndrime të ndryshme në OBRM-PDUKM

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov në konferencë për shtyp tha se “vetëm për një javë, opinioni dëgjon qëndrime të ndryshme nga OBRM-PDUKM”.

“Së pari Mickoski, më 24 prill deklaroi se e ka të paqartë 30 ditët e dyta të gjendjes së jashtëzakonshme dhe se 30 ditët e para kanë qenë të mjaftueshme ndërsa dje nënkryetari i tij, Aleksandar Nikollovski, tha se ‘gjendja e jashtëzakonshme duhet të vazhdojë”, tha Kostadin Kostadinov, njofton Telegrafi Maqedoni.


Për një javë, sipas Kostadinov, ka qëndrime të ndryshme dhe kjo dëshmon papërgjegjësinë dhe joseriozitetin e OBRM-PDUKM-së.

“Ndoshta Nikolloski përsëri e përmirësoi Mickoskin? Një gjë është e qartë se Mickoski dhe partia e tij janë sjellur në mënyrë destruktive në momentet kyçe në luftën kundër coronavirusit”, tha mes tjerash Kostadinov./Telegrafi/