LAJMI I FUNDIT:

Kosovës vazhdon t’i rritet deficiti tregtar

Kosovës vazhdon t’i rritet deficiti tregtar
Export Or Import Directions On A Metal Signpost

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë të Prezantuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 10.9 për qind në muajin prill 2018, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2017, gjegjësisht në vlerë prej 244.7 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 220.6 milionë Eurosh në vitin 2017. Eksporti mbulon importin me 9.4 për qind.

Kjo agjenci përmes kumtesës për media ka bërë të ditur se eksporti i mallrave në muajin prill 2018 kishte vlerën 25.5 milionë Euro, ndërsa importi 270.3 milionë Euro, që është një rënie prej 18.2 për qind për eksport dhe një rritje prej 7.3 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.


“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 28.8% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 15.5% e përbëjnë produktet minerale; 15.1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 10.3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 4.8% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 4.6% e përbëjnë produktet bimore; 3.9% e përbëjnë lëkura dhe artikujt prej saj; 3.9% e përbëjnë tekstili dhe artikuj prej tij; 3.0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike etj”, bëhet e ditur në komunikatën e ASK-së, përcjell Telegrafi.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13.9% të importit e përbëjnë produktet minerale; 12.9% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 8.6% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 7.2% e përbëjnë mjetet e transportit; 5.2% e përbëjnë produktet bimore etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 8.1 milionë Euro, ose rreth 31.8% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 28.8%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (8.1%), Britania e Madhe (4.9%), Holanda (4.3%), Italia (2.8%) dhe Bullgaria (2.3%).

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 115.4 milionë Euro, ose 42.7% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 6.4%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11.3%), Italia (5.7%), Greqia (4.1%), Sllovenia (2.8), Polonia (2.8%) etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s në muajin prill 2018 arritën në 13.8 milionë Euro, ose 54.1% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 17.2%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (21.7%), Maqedonia (14.9%) Serbia (9.1%), dhe Mali i Zi (5.9%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin prill 2018 arritën në 72.4 milionë Euro, ose 26.8% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 2.3%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (13.7%), Maqedonia (5.3%), Shqipëria (4.9%) dhe B&H (2.4%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 3.5 milionë Euro, ose 14.1%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: Zvicra (8.2%) dhe Turqia (3.3%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 82.4 milionë Euro, ose 30.5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (11.4%) dhe Kina (6.9%). /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori