LAJMI I FUNDIT:

Kosovës i thellohet deficiti tregtar

Kosovës i thellohet deficiti tregtar

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), të prezantuar në raportin “Statistikat e Tregtisë së Jashtme, qershor 2018”, thuhet se në këtë muaj deficiti tregtar është rritur për 23.5 për qind krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2017.

Reklama

ASK thotë se për muajin qershor 2018 eksporti mbulon importin me 12.1 për qind.

“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 23.5 për qind në muajin qershor 2018, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2017, gjegjësisht në vlerë prej 268.5 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 217.4 milionë eurosh në vitin 2017. Eksporti mbulon importin me 12.1 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së, përcjell Telegrafi.

Eksporti i mallrave në muajin qershor 2018 kishte vlerën 37.1 milionë euro, ndërsa importi 305.7 milionë euro, që është një rënie prej 2.8 për qind për eksport dhe një rritje prej 19.6 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.

Edhe këtë muaj, metalet bazë dhe artikujt prej tyre përbëjnë pjesën më të madhe të eksporteve me 27.8 për qind, ndjekur nga produktet minerale me 25.9 për qind dhe 10.3 për qind janë eksporte të gomës, plastikës dhe produkteve të tyre.

“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit, 27.8 për qind të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 25.9 për qind e përbëjnë produktet minerale, 10.3 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre, 7.9 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 7.4 për qind e përbëjnë produktet bimore, 4.1 për qind e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 3.4 për qind e përbëjnë lëkura dhe artikuj prej saj dhe 2.6 për qind e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar”, thuhet në raport.

Kosova në muajin qershor 2018 më shumë ka importuar makineri, pajisje mekanike dhe elektrike me 16 për qind të totalit të importeve, pasuar nga produktet minerale me 13 për qind dhe 12.1 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre.

“Sipas të dhënave të grupeve kryesore për import, 16.0 për qind të importit e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 13 për qind e përbëjnë produktet minerale, 12.1 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 11.7 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 7.5 për qind e përbëjnë mjetet e transportit, 6.7 për qind e përbëjnë produktet e industrisë kimike, 6.5 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre dhe 4.4 për qind e përbëjnë produktet bimore”, vijon raporti.

Për sa i përket eksporteve të produkteve kosovare drejt Bashkimit Evropian, partner kryesor për muajin qershor 2018 ishte Sllovenia me 9.9 për qind të totalit, ndërsa importet ishin nga Gjermania me 15.4 për qind.

“Eksportet e Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian arritën në 13.3 milionë euro ose rreth 35.9 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 15.5 për qind. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë Sllovenia me 9.9 për qind, Gjermania me 5.6 për qind, Holanda me 4.2 për qind, Britania e Madhe me 3.4 për qind dhe Italia me 2.6 për qind. Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 140.2 milionë euro ose 45.9 për qind e importeve të përgjithshme, një rritje prej 28.2 për qind. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga Gjermania me 15.4 për qind, Italia me 7.1 për qind, Greqia me 3.6 për qind, Spanja me 3.5 për qind dhe Polonia me 2.5 për qind”, thotë ASK, përcjell Telegrafi.

Në muajin qershor 2018, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-së pësuan rënie prej 7.6 për qind, ndërsa importet u rriten me 12.8 për qind.

“Në muajin qershor 2018, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-së arritën në 17.4 milionë euro ose 47.1 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 7.6 për qind. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së janë Shqipëria me 14.4 për qind, Serbia me 13.4 për qind, Maqedonia me 11.8 për qind, Mali i Zi me 5.2 për qind. Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin qershor 2018, arritën në 80.8 milionë euro ose 26.4 për qind të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 12.8 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin Serbia me 12.3 për qind, Shqipëria me 6.7 për qind, Maqedonia me 4.8 për qind dhe Bosnja dhe Hercegovina me 2.1 për qind”, thuhet në raport.

Zvicra dhe Turqia janë vendet që më së shumti eksporton dhe importon Kosova me vendet e tjera të botës.

“Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 6.3 milionë euro ose 17 për qind. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmendet Zvicra me 10.1 për qind, ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 84.6 milionë euro, ose 27.7 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin Turqia me 10 për qind dhe Kina me 8.7 për qind”, përfundon raporti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Birminghami shpall falimentimin financiar, merret nën mbikëqyrjen e Londrës

Birminghami shpall falimentimin financiar, merret nën mbikëqyrjen e Londrës

Botë
Një shëtitje virtuale në VitaLand - vendi ku aventurat nuk kanë kufij

Një shëtitje virtuale në VitaLand - vendi ku aventurat nuk kanë kufij

Vitaland
Përsosmëria e pakrahasueshme e sallamës EXTRA me origjinë sllovene: Pse duhet ta konsumoni para prodhimeve tjera?

Përsosmëria e pakrahasueshme e sallamës EXTRA me origjinë sllovene: Pse duhet ta konsumoni para prodhimeve tjera?

Kosmonte Foods
Ftesë për të gjitha lideret e ardhshme! Filloni karrierën tuaj në Buçaj, aplikoni për 10 pozitat e hapura si Përfaqësuese të Shitjes!

Ftesë për të gjitha lideret e ardhshme! Filloni karrierën tuaj në Buçaj, aplikoni për 10 pozitat e hapura si Përfaqësuese të Shitjes!

Buçaj
Polakët dhe ukrainasit mund të përkeqësojnë edhe më tej raportet - Polonia pritet të ndalojë importin e më shumë produkteve ushqimore të Ukrainës

Polakët dhe ukrainasit mund të përkeqësojnë edhe më tej raportet - Polonia pritet të ndalojë importin e më shumë produkteve ushqimore të Ukrainës

Botë
Oktoberfest 'viktimë' e inflacionit në Gjermani

Oktoberfest 'viktimë' e inflacionit në Gjermani

Botë
Kalo në kategori