LAJMI I FUNDIT:

Kosovë: Lidhjet martesore që mund t’ju dërgojnë në burg

Kosovë: Lidhjet martesore që mund t’ju dërgojnë në burg

Kodi Penal i Kosovës ka paraparë disa raste kur qytetarët nëse kryejnë martesa apo marrëdhënie seksuale mund të shkojnë në burg.

Të dhënat tregojnë që rregullat e Kodit Penal në disa raste nuk janë repektuar dhe si rrjedhojë disa qytetarë kanë përfunduar në burg.

Bigamia, martesa e detyruar, bashkësia jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç, dhuna në familje, mundësimi i lidhjes së martesës së kundërligjshme, braktisja dhe mos raportimi i abuzimit të fëmijëve janë disa nga veprat që Kodi Penal i Kosovës i ka paraqitur si vepra penale ndaj martesës dhe familjes.

Një person i cili lidhë martesë derisa është i martuar, mund të dënohet deri në një vit burgim. Por, kur personi që detyron tjetrin të lidhë martesë mund të ndëshkohet deri në 8 vite burgim.

Ngjashëm me këto rrethana personi madhor që bashkëjeton në bashkësi jashtëmartesore me të mitur nën 16 vjeç mund të dënohet deri 20 vite burgim.

Sipas Kodit Penal dënimi për disa nga këto vepra mund të shkojë deri në 20 vite burgim.

Data baza e të dhënave të hapura të krijuar nga Millennium Foundation Kosova – MFK në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës tregon se numri vendimeve me burgim për veprat penale kundër martesës dhe familjes ka shkuar duke u rritur nga viti në vit.

Gjatë periudhës kohore 2016-2019, të dhënat statistikore tregojnë se departamentet e përgjithshme shqiptuan 63 vendime me burgim.

Sipas MFK-së, vitin 2016 gjykatat e filluan me 36 lëndë të martesës dhe familjes, nga të cilat arritën të zgjidhin 32 raste. Prej këtyre, 2 vendime u shqiptuan me burgim, 1 me kusht ndërkaq për asnjë lëndë nuk u shqiptua aktgjykim refuzues apo lirues.

Vitin 2016, gjykatat e përfunduan me 32 lëndë të zgjidhura e asnjë lëndë të pazgjidhur.

Vitin pasues, nga 58 raste në total të martesës dhe familjes, gjykatat zgjidhën 46. Prej këtyre lëndëve, 10 dënime me burgim u shqiptuan. Vitin 2017, gjykatat e përfunduan me 46 lëndë të zgjidhura ndërkaq statistikat tregojnë se edhe në këtë vit për asnjw lëndë nuk u shqiptua aktgjykim refuzues apo lirues.

Të dhënat e MFK-së më tej sqarojnë se gjatë 2018-ës, prej 78 lëndëve të veprave të martesës dhe familjes u shqiptuan 22 vendime me burgim. Ndërkaq, ky vit përfundoi me 46 lëndë të zgjidhura.

Fillim viti 2019, nisi me gjithsej 90 lëndë në punë prej të cilave gjykatat morën 29 vendime me burgim, ndërkaq, shqiptuan një dënim me gjobë dhe me kusht.

Nëse e krahasojmë numrin e lëndëve gjatë katër viteve, kuptojmë se për çdo vit gjykatat pranonin rreth 50 raste, kurse vit pas viti shënonin ngritje të shqiptimit të vendimeve me burgim.

Veprat penale kundër martesës dhe familjes

Bigamia 

Kushdo që lidh martesë tjetër derisa është i martuar, dënohet me burgim deri në 1 vit.

Mundësimi i lidhjes së martesës së kundërligjshme

Personi i autorizuar i cili lejon lidhjen e martesës, ndonëse është në dijeni për pengesat ligjore të cilat e ndalojnë martesën, dënohet me burgim prej 3 muaj deri në 3 vjet.

Martesa e detyruar 

Kushdo që e detyron personin tjetër të lidh martesë ose lidh martesë me personin për të cilin e di se është detyruar të hyj në martesë, dënohet me burgim prej1 deri në 8 vjet.

Kur kjo vepër kryhet kundër fëmijës, kryesi dënohet me burgim prej 2 deri në 10 vjet.

Kur vepra penale kryhet nga prindi, prindi adoptues, kujdestari apo ndonjë person tjetër që ushtron autoritet prindëror ndaj personit në mes të moshës 14 dhe 16 vjet, kryesi dënohet me burgim prej 5 deri në 10 vjet.

Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeç

Personi madhor i cili bashkëjeton në një bashkësi jashtëmartesore me personin në mes të moshës 14 dhe 16 vjet, dënohet me burgim prej 5 deri në 20 vjet.

Dhuna në familje 

Kushdo që e kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik, psikologjik ose ekonomik me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënieje familjare, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në 3 vjet.

Mos raportimi i abuzimit të fëmijëve 

Kushdo që ka arsye për të dyshuar se një fëmijë ka pësuar një incident të abuzimit të fëmijës, keqtrajtimit, braktisjes apo moskujdesit dhe nuk raporton menjëherë abuzimin ose moskujdesin, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet.

 Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës 

Prindi, prindi adoptues, kujdestari apo personi tjetër që ushtron autoritet prindëror mbi fëmijën, i cili keqtrajton fëmijën e tillë duke përdorur masa fizike apo mendore ose shkel detyrimin e tij për përkujdesje dhe edukim të fëmijës, dënohet me burgim prej 6 muaj deri në 3 vjet. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori