LAJMI I FUNDIT:

“Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën” – Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit

“Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën” – Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit

Këngëtari Jozefin ‘Jozi’ Marku ka reflektuar pas reagimeve të shumta lidhur me deklaratën e tij në Big Brother VIP Albania, ku i është drejtuar Gjestit me fjalë fyese dhe të rënda.

Ai ka publikuar një video-selfie në Instagram, ku iu kërkon falje të gjithë shqiptarëve, veçanërisht familjes së Gjestit, për situatën që ka shkaktuar me komentet e tij të mëparshme.

Në video, Jozi shprehet se ndjen një detyrim shpirtëror dhe patriotik ndaj gjithë shqiptarëve të Kosovës, duke kërkuar falje publike për çdo keqkuptim të mundshëm. Ai thekson se qëllimi i tij nuk ka qenë asnjëherë të prekte dhe as të dëmtonte një plagë të tillë të përbashkët për shqiptarët.


Reagojnë të afërmit e Gjestit përmes Instagramit: Ai është gjak shqiptari
Lexo po ashtu Reagojnë të afërmit e Gjestit përmes Instagramit: Ai është gjak shqiptari

Ai sqaron se përmendja e armikut ka qenë vetëm një shembull negativ, për të treguar se nuk duhet të ndiqen rrugë të tilla, dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me shqiptarët.

“Ndjej një detyrim shpirtëror patriotik ndaj gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe ndaj familjes Gjestit, për t’iu kërkuar falje publike për këtë situatë, e cila në asnjë mënyrë nuk kishte për qëllim të prekë plagën tonë të përbashkët. E kam përmendur armikun vetëm si shembull negativ, për të treguar se nuk duhet të jemi ata që ndjekim këtë rrugë. Kjo shprehje nuk i drejtohej dhe nuk i përket asnjë shqiptari. Kosovën e du me shpirt dhe me respekt për gjithë vuajtjet që ka kaluar”, tha Jozi në video.

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Lexo po ashtu Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Në mbishkrimin e videos, Jozi e mbyll postimin me fjalët: “Kosovë e Adem Jasharit hej ta puthsha plagën”, duke shprehur dashurinë dhe respektin e tij të thellë për Kosovën dhe historinë e saj.

Ky reagim ka tërhequr vëmendjen e publikut, i cili ka pritur me interes faljen e këngëtarit, dhe për shumëkënd ka shërbyer si një moment reflektimi për rëndësinë e kujdesit dhe respektit në trajtimin e temave të ndjeshme. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Jozi (@joz_marku)

Në trend Magazina

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit

Magazina
Alaudini zbulon misterin e famshëm të nominimit Drilon-Gjesti: Votat e diasporës bënë diferencën dhe e larguan Gjestin nga gara

Alaudini zbulon misterin e famshëm të nominimit Drilon-Gjesti: Votat e diasporës bënë diferencën dhe e larguan Gjestin nga gara

Magazina
Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Magazina
Edhe Çun Lajçi përfshihet në Big Brother, i reagon Jozit: Si ka mundësi që ofendon nënat kosovare, ju e urreni kosovarin e vetëm që keni aty

Edhe Çun Lajçi përfshihet në Big Brother, i reagon Jozit: Si ka mundësi që ofendon nënat kosovare, ju e urreni kosovarin e vetëm që keni aty

Magazina
Kalo në kategori